Politika 19 May 2025, 14:43 Nga VNA

Dosja "Partizani" kalon për gjykim, i pandehur Sali Berisha

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Partizani" kalon për gjykim, i pandehur Sali Berisha

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri Sali Berisha është i pandehuri kryesor në këtë proces dhe tashmë zyrtarisht ai do të gjykohet në themel për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim. Ndërsa dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi do të gjykohen për korrupsion dhe pastrim parash. Të pandehurit e tjerë për akuzën e pastrimit të parave.

Vendimi për kalimin e dosjes për gjykim zgjati plot 7 muaj, për shkak të kërkesave të vazhdueshme të avokatëve, për pavlefshmëri të akteve të dosjes. Këto kërkesa u intensifikuan pas publikimit të disa dokumenteve që bëri publike ish-kryeministri, ku pretendon se Irena Gjoka, gjyqtarja paraprake e çështjes së tij, ka fshehur dënimin në Greqi e më pas dëbimin nga ky shtet. Me këtë argument, avokatët kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe pushim të dosjes. Por, kërkesat e tyre u rrëzuan dhe çështja u kalua për gjykim. Avokati Genc Gjokutaj e konsideroi të padrejtë vendimin dhe theksoi se drejtësia është e kapur. Dosja Partizani do të hidhet në short dhe brenda 3 javëve në vijim do të nisë dhe procesi në themel. Sali Berisha akuzohet nga SPAK për favorizim të dhëndrit të tij, Malltezi, për të privatizuar ish-kompleksin sportiv Partizani.

Njoftimi i plotë

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë

15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të

procedimit penal nr. 287, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe

Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi,

Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, Studio Pustina sh.p.k., Shoqëria

Homeplan sh.p.k. dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.”

.

2. Në seancën e datës 19.05.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Organizuar dhe dërgimin për gjykim trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të

Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal nr. 287, të

vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në

ngarkim të të pandehurve:

 Sali Berisha, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i

funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

 Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i

funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në

bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit

Penal, si dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë

kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë e 25

i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “c”, “ç” dhe “d” të K.Penal.

 Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i

funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga

neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose

veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287,

paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të

K.Penal.

 Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve

të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar

nga neni 287 paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma

“b”, e K.Penal.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve

të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi

i dytë i K.Penal, kryer ne bashkepunim, gjate ushtrimit te nje veprimtarie

profesionale, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh” të K.Penal,

 Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të

Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni

287 paragrafi i dytë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh”

të K.Penal,

 Shoqëria Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit

të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni

287 paragrafi i parë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të

K.Penal,

 Shoqëria Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të

Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni

287 paragrafi i pare i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, të K.Penal.

Tiranë, më datë 19.05.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme