Politika 19 Maj 2025, 18:58 Nga VNA

Dyshime se i janë tjetërsuar votat personale, Aulon Kalaja: I kam kërkuar KQZ pamjet filmike gjatë numërimit. Janë vota gjaku, jo trafikantësh

Ndaje në Whatsapp
Dyshime se i janë tjetërsuar votat personale, Aulon Kalaja: I kam

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, Aulon Kalaja, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për Qarkun Durrës, duke thënë se ka kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit dhe është i gatshëm të kërkojë rinumërim nëse kosnstaton shkelje.

Ai deklaron se votat e tij janë të pastra dhe se nuk ka pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në diaspozicion të fushatës. Kalaja gjithashtu thotë se për këtë ka kërkuar vullnetarisht që telefoni i tij të përgjohet nga SPAK si dëshmi transparence.

Ai gjithashtu falenderon votuesit dhe mbështetësit për rezultatin e arritur me mbi 8 mijë vota personale dhe thekson se PD ka rikthyer fitoren në Bashkinë e Krujës pas 18 vitesh.

Kujtojmë se pak para disa ditësh në emisionin “Top Story”, Kalaja denoncoi rastin se votat e tij ishin tjetërsuar nga kandidatët e tjerë brenda listës së PD në Durrës.

Postimi i plotë i Aulon Kalaja:

Të dashur motra dhe vëllezër!

Po ju drejtohem tani, sepse dua t’ju vendos në dijeni që sapo përfundoi numërimi i votave për Qarkun Durrës, si për votuesit brënda dhe jashtë vendit.

Dua të shpreh falenderim për komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ju jeni heronjtë e këtij procesi të lodhshëm, që zgjati 9 ditë me radhë. Bashkë kemi qëndruar! Nuk do jua harroj!

Tanimë që rezultatin e Partisë Demokratike dhe rezultatin tim e dini, dua të falenderoj çdo votues që më dha besim. Ju jam mirënjohës.

Ne arritëm rezultat historik duke fituar Bashkinë Krujë dhe Fushë-Krujën, vendlindjen time pas 18 vitesh. Kjo bëri që mandati i 6 i Partisë Demokratike të ruhej me nder. Arritët të më jepnit mbi 8 mijë vota personale në emrin tim! Janë shumë! Faleninderit.

Ndërkohë, dua t’ju bëj me dije se, unë i jam drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marë pajmet filmike të procesit të numerimit të votave midis subjekteve politike, por edhe votës për kandidatin. Kërkesë që është miratuar nga KQZ. Kur të konstatohen shkelje, do i drejtojem Komisionit Qëndror të Zgjedhjve, për rinumërimin e votave, në KZAZ Krujë dhe KZAZ-ve të tjera në Qarkun Durrës. E kam marë përsipër, sepse ju kam dhënë fjalën kur më keni pyetur, nëse do e mbroja votën që do më jepnit! Më besoni që kjo nuk është betejë për mandat, por për dinjitet.

Ju e dini se votat e mia janë të pastra, e pranuar kjo publikisht dhe nga kundërshtari. Janë vota gjaku. Unë nuk kam blerë vota. Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës. Prandaj kam kërkuar nga SPAK, që telefoni im, me dëshirën time, të vendoset në përgjim. Nuk kam frikë.

Pra unë jam një djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja. Nuk kam pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në diaspozicion të fushatës. Unë mik kam të vërtetën. Ju përsëris se kam një atdhe, një grua, një makinë, shtëpi nuk kam akoma! Prandaj të gjithë ata që u bashkuan me mua në këtë mision, ishin shpirtra të lirë. Dua të përqafoj çdo bashkëpunëtor dhe vullnetar që na u bashkua në ditët magjike të fushatës elektorale. E di që ju ka marë malli për to.

Dhe dua t’ju zotohem, se do jem zëri juaj, kudo, siç kam qënë përherë. Askurrë nuk kam pasur nevojë për mandat, për të qënë me ju. Ju kam thënë në fushatë se përpara se të më jepni votat tuaja, dua t’ju fitoj zemrat tuaja!

E pra, më duhet t’ju them që ia dola!

I juaji përgjithmonë Aulon Kalaja.

 

Video

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë biskotash në qytetin Trikala, në Greqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur gjatë orarit të punës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda objektit. Forcat e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të vënë situatën nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zona rezidenciale dhe rreshta tezgash në Tregun Kasongan, në Distriktin Katijan, Kalimantan Qendror, Indonezi. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe hapësira tregtare. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme