Politika 19 May 2025, 17:52 Nga VNA

Sistemi i Celibashit me gabime në shifrat e dërgesave nga diaspora. Nuk lejon konsultimin e shifrat zyrtare të rezultateve të QV-ve

Ndaje në Whatsapp
Sistemi i Celibashit me gabime në shifrat e dërgesave nga diaspora.

Sistemi i Celibashit për sa i takon zarfeve të mbërritura, pra votave të mbërritura nga diaspora rezullton totalisht me gabime.

Justifikimet për shifra të pahedhura në databazë apo të pareflektuara në sistem janë të papranueshme për një proces që ka kushtuar mbi 13 milionë euro.

Kjo në rastin më të mirë është papërgjegjshmëri, paaftësi ose edhe më keq.

Fakti që opozita e mbetur pa ankimime, po tund tani vetëm shifrat e sistemit të Celibashit, ngarkon me përgjegjësi këtë të fundit.

Celibashi nuk mundet të "sqarojë" se paska pjestare të një familje që paska futur gjithë votat në nje zarf, ndaj nga një zarf paskan dalë 7 vota.

Të paktën pasi ta bëjë këtë sqarim, të sqarojë pastaj sqarimet që bënte kur jepte garanci për fshehtësinë e votës në diasporë.

Ose po flet mbroçkulla sot, ose ka folur të tilla dje, por nuk mundet që të ketë qenë i sigurtë dhe i saktë edhe dje edhe sot.

Celibashi duhet të japë sqarimet që nuk ka dhënë ende për 12.000 dërgesat që DHL i kërkonte të referoheshin pasi mungonin në sistem dhe Celibashi refuzonte ta bënte. I referoi më në fund ato 12.000 dërgesa? Apo i kanë humbur të dhënat? Nëse i ka humbur, pse s'i kërkon ndihmë DHL-së pasi i kërkoi llogari?

Pyetja që lind është po për mandatet i ka të sakta shifrat Celibashi?

Kush i verifikon shifrat e Wall-it të Celibashit?

Sistemi funksionon mbi bazën e formulës së instaluar paraprakisht.

Çdo shifër e hedhur për votat e numëruara, ndikon në llogaritjen sipas formulës dhe afekton dikur numrin dhe ndarjen e mandateve. Ndryshimi reflektohet në Wall si llogari e kryer.

Por në faqen e KQZ ka prej 3 ditësh që nuk i gjen më rezultatet për çdo QV.

Ajo shifër është baza e cdo llogaritje të mëpasme.

Per fat ajo është e vetmja shifër që dihet nga çdo kandidat se cila ka qenë.

Nga ajo nuk mund të llogaritet edhe kryesisht numri i votave totale për KZAZ, ose për Qark dhe eventualisht i mandateve për çdo subjekt politik.

Por ato shifra që shërbejnë si baza e çdo përllogaritje mungojnë.

Celibashi një ditë prej ditësh vendosi, (pa pasur nevojë të mbledhej siç e ka zakon sa herë duhet të marrë ndonjë vendim), dhe urdhëroi që ato shifra të fshihen nga sytë e të interesuarve.

Kush siguron sot që sistemi i Celibashit nuk ka edge gabime të tjera veç te dhënave për zarfet nga diaspora?

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme