Politika 20 May 2025, 13:46 Nga VNA

Ambasadori i BE-së: Pavarësia e KLSH-së, kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori i BE-së: Pavarësia e KLSH-së, kusht për

 

Në veprimtarinë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerësoi institucionin për funksionimin e tij modern dhe të pavarur. Ai theksoi rëndësinë e këtij institucioni në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, duke nënvizuar se pavarësia e KLSH-së është thelbësore për garantimin e kontrollit të fondeve publike.

“Fakti që ky institucion u krijua kaq shpejt pas shpalljes së pavarësisë, dëshmon rëndësinë që ka për funksionimin modern të shtetit. Gjatë dekadës së fundit, KLSH është transformuar nga një organ kombëtar i kontrollit fiskal në një institucion të pavarur, duke luajtur një rol të rëndësishëm në vlerësimin e sundimit të ligjit, funksionimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit,” – tha Gonzato.

Ambasadori përmendi gjithashtu se roli i KLSH-së lidhet drejtpërdrejt me kreun 32 të kontrollit financiar në kuadër të negociatave të anëtarësimit në BE, duke nënvizuar nevojën që ky institucion të mbetet i pavarur dhe të pajiset me burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.

Këto deklarata të Gonzato-s vijnë në një kohë kur parlamenti aktual është përfshirë në debate për rritjen e mekanizmave të kontrollit ndaj institucioneve të pavarura, përfshirë KLSH-në. Të njëjtat mekanizma janë përpjekur të aplikohen edhe ndaj SPAK-ut, çka ka sjellë tensione të dukshme mes qeverisë dhe organeve të drejtësisë.

Jo më larg se dje, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, patën një përplasje publike mbi këtë çështje. Përplasja nxori në pah shqetësimet për pavarësinë e institucioneve, me opozitën dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së integritetit të tyre për të garantuar një shtet demokratik dhe funksional.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme