Politika 20 May 2025, 12:49 Nga VNA

Gjonaj-Qefalia i binden Ramës, tërhiqen nga kërkesa për filmimet e numërimit të votave

Ndaje në Whatsapp
Gjonaj-Qefalia i binden Ramës, tërhiqen nga kërkesa për

 

Rama urdhëron, deputetët binden. Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia janë tërhequr nga kërkesa e tyre për marrjen e filmimeve nga KQZ gjatë numërimit të votave.

Dy kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit, kontenstuan rezultatin e votës preferenciale, duke kërkuar transparencë mbi procesin.

Ky fakt duket se nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, i cili një natë në parë ka nisur mesazh duke kërkuar tërheqjen e tyre nga ky proces.

Në mesazhin e tij, kreu socialist u ka kërkuar të vijojë të jenë një skuadër dhe “përveç humbjes së garës, mos të humbasin edhe fytyrën”.

Në fakt Rama më shumë se merakun për humbjen e tyre na frikën e përçarjes mes grupit, pasi dyshimet janë ngritur nga rezultati i votave preferenciale, pas garës së brendshme në parti.

Krah deklaratave të Ramës, foli edhe Taulant Balla i cili u shpreh se të drejtën për ankime e kanë vetëm partitë politike. Ndërsa theksoi se me Kod Zgjedhor transparencën e bën KQZ.

Deri tani, nga grupi PS nuk është tërhequr nga kërkesa për pamjet filmike, Blerina Gjylameti, Frrok Gjini, Adnan Shullani.

Ndërsa nga partitë e tjera vijojnë të kërkojnë pamjet filmike të KQZ edhe Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja Shkëlqim Shehu, Ilirjana Kuçana, Rajmond Dervishi, Altin Goxhaj, Djathtas 1912.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme