Politika 20 May 2025, 11:54 Nga VNA

“Ku na pikon çatia”, Myslim Murrizi shpërthen pas zgjedhjeve: Sistemi zgjedhor i pisët, vota e qytetarëve e deformuar

Ndaje në Whatsapp
“Ku na pikon çatia”, Myslim Murrizi shpërthen pas

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun Tiranë, Myslim Murrizi, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar publikisht 7,263 qytetarët që i besuan votën, përfshirë 834 votues nga diaspora.

Murrizi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e treguar dhe ka denoncuar ashpër sistemin zgjedhor aktual, të cilin e ka cilësuar si “të pabarabartë” dhe “të ndërtuar nga politikanë që nuk guxojnë të dalin para qytetarëve”.

“Kam heshtur në respekt të çdo vote opozitare, por nuk jam ndër ata që heshtin përballë padrejtësive. Ky sistem zgjedhor i pisët, i gatitur nga pisat e politikës, ka qenë një mekanizëm i përsosur për të vjedhur dhe deformuar vullnetin qytetar,” u shpreh Murrizi.

Statusi

NJE FALENDERIM NGA ZEMRA PER 6429 QYTETARET E QARKUT TIRANE QE ME VOTUAN NE ZGJEDHJET E 11 MAJIT DHE NJE MIRENJOHJE PA FUND PER 834 VOTUES NGA DIASPORA QE ME BESUAN VOTEN E TYRE

RRESPEKTE PER ÇDO VOTUES NGA 7263 VOTA SHPIRTI, BESIMI DHE VLERESIMI TE DHENA PER EMRIN TIM NE NJE GARE TE PABARABARTE DHE ME NJE SISTEM ZGJEDHOR TE PISTE TE GATUAR NGA PISAT POLITIK QE KURRE NUK KANE GUXUAR NE 5 PALE ZGJEDHJE TE DALIN PARA QYTETAREVE

KAM HESHTUR NE RRESPEKT TE LEXIMIT TE VULLNETIT TE QYTETAREVE OPOZITARE TE QARKUT TIRANE DERI NE VOTEN E FUNDIT PER TE MOS PATUR AS NDIKIM E AS KEQKUPTIM NGA ASNJE KANDIDAT E NGA ASNJE NUMERUES PERFAQESUES I OPOZITES

POR UNE NUK JAM NGA ATA QE HESH KURRE SEPSE HESHTJA DHE SERVILIZMI KANE ÇUAR NE HUMBJEN E PD PREJ 5 PALE ZGJEDHJESH NGA KY LIGJ PLEHER I PLEHRAVE TE POLITIKES QE BEJNE ÇDO GJE PER NJE KARRIKE TE QELBUR NE KUVEND

SE KE KEMI PERBALLE E KEMI DITUR NE ÇDO PALE ZGJEDHJE POR NUK MUND TE JUSTIFIKOHEMI VETEM ME BLERJET, PRESIONIN, INTIMIDIMIN, MASHTRIMIN DHE VJEDHJEN E VOTES QE BEN KY PUSHTET BASTARD

ME KETE LIGJ PS DHE RAMA KANE PERFITUAR 13 MANDATE NE MENYRE TE PA DREJTE DHE PA VOTA

TE GJITHA PARTITE E VOGLA SE BASHKU KANE MARE MBI 200 MIJ VOTA POR VETEM 7 MANDATE NGA 20 QE MUND TE MERNIN

NESE NUK SHIKOJME SE KU NA PIKON ÇATIA JONE, NUK MUND TE ANKOHEMI VETEM PER SHIUN QE NA LAG

UNE KAM PAGUAR ME QEJF KOSTON E LIRIS TIME NDAJ NUK KAM NDERMEND TE “ FRENOJ” PER ASKEND E PER ÇDO GJE QE MENDOJ SE DUHET THENE

NDJEJ DETYRIM NE EMER TE 7263 BURRAVE DHE GRAVE DJEMVE DHE VAJZAVE TE QARKUT TIRAN QE ME VOTUAN PER ATE QE JAM DHE PER QENDRIMET QE KAM MBAJTUR PER TE MOS NDRYSHUAR KURRE DHE TE MOS PAJTOHEM APO TE BEJ KOMPROMIS PER ASGJE DHE PER ASKEND DUKE LUFTUAR PER PARIME E JO PER KARRIKE

LIRIA VLEN ME SHUM SE ÇDO GJE NE JETE

DINJITETI DHE SURRATI VLEJNE SHUM ME SHUM SE PUSHTETI APO MANDATI

MIRENJOHJE NGA THELLESIA E SHPIRTIT PER JU QYTETARE TE LIRE QE ME VOTEN TUAJ ME BETE AKOMA ME SHUM BORXHLI QE TE LUFTOJ ME GJITH FUQIN QE ME JEP I MADHI ZOT PER TE PATUR SA ME SHUME NJEREZ TE LIRE, ZERA TE VERTETE DHE QYTETARE KURAJOZ QE DINE TA THONE FJALEN E TYRE ME VOTE

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme