Politika 19 May 2025, 22:19 Nga VNA

Kandidatët e PS kërkuan pamjet filmike nga KQZ për të rinumëruar votat, reagon Rama: Do t'ju këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge

Ndaje në Whatsapp
Kandidatët e PS kërkuan pamjet filmike nga KQZ për të

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh kandidatëve të PS që kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të qendrave të numërimit për të rinumëruar votat e tyre. Në mesazhin e tij, Rama shprehet që të mos i hyhet kësaj pune dhe se humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën.

Mesazhi i Ramës:

''Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi''.

 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme