Politika 20 May 2025, 12:15 Nga VNA

100 ditë në burg, Veliaj çon mesazh ndërkombëtarëve

Ndaje në Whatsapp
100 ditë në burg, Veliaj çon mesazh

Godet sërisht Erion Veliaj. Kreu i bashkisë së Tiranës, ende në detyrë, nga qelia e burgut të Durrësit deklaron se sot po bën 100 ditë në qeli.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale ai shkruan se ndalimi është i padrejtë dhe arbitrar, pasi nuk është i akuzuar për asnjë vepër penale.

Ndaj ai pretendon se në fakt, po pengohet forcërisht "nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës"-shkruan Veliaj.

Duke kaluar në personale, Veliaj në mesazhin e tij thotë se burgosja nuk është vetëm sulm ndaj tij dhe familjes, por siç shkruan, ndërhyrje ndaj ushtrimit të detyrës publike.

Në fund kujtohet që në fakt, betejën më shumë se njeri e ka me sistemin e drejtësisë, të cilin vetë e kanë sajuar, ndaj dhe shkruan se "do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj"-përfundon Veliaj.

Përkrah statusit të tij si asnjëherë më parë, ka shkruar shqip dhe anglisht, përbri me flamurin e Britanisë se Madhe, si për të çuar edhe një mesazh ndërkombtarëve të cilët, mesa duket e kanë harruar, në këtë betejë me shumë se më askënd tjetër duhet ta ketë me ligjin dhe të drejtën.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme