Politika 20 May 2025, 13:36 Nga VNA

Adriana Kalaja hedh dyshime për votat e Jorida Tabakut: Mbështetje nga Rama për të poshtëruar Berishën

Ndaje në Whatsapp

 

Jorida Tabaku ka arritur një sukses të rëndësishëm në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar mbi 20 mijë vota në Tiranë dhe duke u bërë kandidatja më e votuar për Partinë Demokratike. Megjithatë, Adriana Kalaja, një tjetër kandidate nga lista e hapur e PD-së për Tiranën, ka shprehur dyshime për këtë rezultat.

Në një koment në “Facebook”, Kalaja ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për blerjen e votave preferenciale në favor të Tabakut. Sipas saj, kjo ishte një lëvizje për të poshtëruar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për të krijuar një opozitë të kontrolluar.

“Votat e Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë. Qëllimi: për të poshtëruar Berishën, për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile dhe për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes. E do Rama në krye të PD-së,”- ka deklaruar Kalaja e cila në 11 maj mori vetëm 2800 vota personale.

Deri më tani, Jorida Tabaku nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave. Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale mbetet ai i falënderimit për qytetarët që e votuan në zgjedhjet e 11 majit.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme