Politika 20 May 2025, 15:44 Nga VNA

“Çdo votë juaja ishte për një mënyrë të re të të bërit politikë!” - Ilir Alimehmeti mesazh pas mbylljes se numërimit të votave

Ndaje në Whatsapp
“Çdo votë juaja ishte për një mënyrë

Me tone mirënjohjeje dhe premtimi për vazhdimësi, Ilir Alimehmeti ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve, duke falënderuar 18.125 qytetarët që i besuan vizionit të tij për një politikë më të ndershme, më njerëzore dhe më pranë qytetarit.

Në një mesazh të hapur, ai i është drejtuar qytetarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar se kjo nuk ishte një fushatë e zakonshme, por një thirrje për ndërgjegje dhe për t’u bashkuar rreth vlerave themelore të shoqërisë: ndershmërisë, punës dhe dinjitetit.

“18.125 herë ju i thatë ‘po’ shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës. Ju jam thellësisht mirënjohës”, shkruan Alimehmeti, duke shtuar se çdo votë nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë.

Ai falënderon qytetarët që qëndruan pranë tij, që e mbështetën jo vetëm me votë, por me fjalë, buzëqeshje dhe besim. Për Alimehmetin, rezultati i zgjedhjeve nuk është fundi, por pikënisja e një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm.

“Kjo është vetëm fillimi. Rrugëtimi do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur”, shprehet ai në fund të mesazhit, duke lënë të kuptohet se angazhimi i tij në politikë do të vazhdojë, përtej çdo rezultati elektoral.

Me 18.125 vota preferenciale, Ilir Alimehmeti doli më i votuari i Partisë Demokratike në Tiranë nga vota e Diasporës,  duke dëshmuar një mbështetje të fuqishme nga qytetarët për një figurë që përfaqëson ndershmërinë dhe politikën e bazuar në vlera. Megjithatë, për shkak të sistemit zgjedhor dhe renditjes në listë, ai nuk arriti të sigurojë një mandat në Kuvend.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme