Politika 20 May 2025, 18:05 Nga VNA

Dyshime për krime zgjedhore, SPAK kontrolle në Bashkinë e Klosit

Ndaje në Whatsapp
Dyshime për krime zgjedhore, SPAK kontrolle në Bashkinë e Klosit

Prokuroria e Posaçme Dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Klosit, pasi ka dyshime për krime zgjedhore.

Burime nga SPAK konfirmojnë se kontrollet janë kryer më vendim të gjyqtarit Erjon Cela. Hetimi për këtë rast ka nisur kryesisht, mbi bazën e të dhënave të siguruara nga hetuesit e BKH-së.

Mësohet se është ushtruar kontroll dhe në shtëpitë e 3 drejtorëve të bashkisë, ku janë marrë lap top.

Të gjitha pajisjet e sekuestruara do të zbërthehen nga ekspertët për të parë komunikimet mes zyrtarëve.

 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme