Politika 21 May 2025, 13:26 Nga VNA

Operacioni ndërkombëtarë/ Berisha përgëzon antimafian italiane dhe sulmon SPAK: Ka dekonspiruar aksionin

Ndaje në Whatsapp
Operacioni ndërkombëtarë/ Berisha përgëzon antimafian

"Nën Toto Rino i'a mbathi", -se- "Toto Rino është në kryeministri. Poja, padroni i Portit iku sepse u njoftua. Ai ka gjithçka me licencë nga Olsi dhe Edi Rama- deklaroni kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu, në një konferencë për mediat, pas publikimit të aksionit të SPAK me antimafien italiane, ku ndër të tjera u goditën një grup kriminal dhe u kapën tonelata drogë e euro.

Sipas Berishës, porti i Durrësit, baza e këtij grupi është lënë jashtë kontrollit dhe që aty bëhet trafiku më i madh i kokainës.

Berisha deklaroi se eksponentët kryesore të grupit kriminal nuk janë kapur, pasi janë njoftuar dhe ata janë larguar.

Berisha: Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli. Pirro Vëngu u lartësia në ministër dhe kontrollit të vërtetë të portit e kanë 100% vetëm Troplinët. Aty ka grupe të tjera, unë mund ti citoja, por jo. Kokainë hyn e tëra në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim unë përshëndes antimafien italiane. SPAK aty, ishte nuk bëri asgjë SPAK ka muaj dhe vite që sodit dhe nuk bën asgjë. Është operacion në vazhdim, prit të presim sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhër arreste, nuk u tha sa u arrestuan dhe asnjë gjeneralitet. Eksponentët kryesorë u  njoftuan dhe ikën. Matrixi vazhdon të funksionojë, por unë përgëzoj antimafien italiane. Ervis Doci, apo famozi Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pra prapa trafikut të kokainës qëndrojnë ata që i kanë lënë portin. Porti i është dorëzuar Troplinit, ndaj ai u njoftua të ikë. Pra po ta marrim kështu Toto Rino është në kryeministri, nën Toto Rino ia mbathi. Nuk them gjeneralitët, tha- i kemi sekret. Ke shkuar ke arrestuar pastruesit dhe shoferët. Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën, kush e njoftoi që iku. Ai ishte padroni i portit.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme