Politika 20 May 2025, 22:04 Nga VNA

Pano Soko: Mandati i deputetit të "Nisma Shqipëria Bëhet" i takon Adriatik Lapajt

Ndaje në Whatsapp
Pano Soko: Mandati i deputetit të "Nisma Shqipëria

Kandidati për deputet i Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit, Pano Soko tha në emisionin Now në Euronews Albania se mandati i fituar nga koalicioni i tyre i takon Adriatik Lapajt si më i votuari nga populli.

Ai tregoi precedentin e zgjedhjeve të 2021 me Tom Doshit që hoqi dorë nga mandati pa e marrë në KQZ për të shpjeguar mekanizmin e përdorur prej tyre të dorëzuar dorëheqjet e emrave në listën e mbyllur.

“Lapaj është më i votuari dhe ai merr mandatin, se çfarë bën ai është tjetër gjë. Mandati është përgjegjësi që ta jep populli. Ne kemi precedentin e 2021, mandatin e Tiranës për PSD e mori Tom Doshi dhe nuk hyri në marrjen dhe dorëzimin e mandati por doli nga gara. Këtu u krijua një precedent që ne e shfrytëzuam, për të dorëzuar dorëheqjet e emrave në listë të mbyllur ditën e zgjedhjeve. Me t’u certifikuar zgjedhjet, Lapaj që mori më shumë vota duhet të marrë mandatin”, tha Soko.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme