Politika 21 May 2025, 11:28 Nga VNA

Dashamir Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i LZHK pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Dashamir Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i LZHK pas humbjes në

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një konferencë për mediat, Shehi pranoi humbjen dhe mori përsipër përgjegjësinë për dështimin e koalicionit opozitar “Djathas për Zhvillim”.

“Duhet të pranojmë që Rama arriti këtë rezultat edhe për fakt të gabimeve të opozitës, edhe tonin brenda kësaj. Përgjegjësia bie kryesisht mbi lidershipin e partive opozitare. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht. Për këtë motiv largohem nga drejtimi i koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj dhe ndoshta më energjikë,” u shpreh Shehi.

Koalicioni “Djathas për Zhvillim”, pjesë e të cilit ishte edhe LZHK, arriti të marrë vetëm 5,530 vota në rang kombëtar, duke mos siguruar asnjë mandat deputeti.

Pas dorëheqjes së Shehit, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, një nga figurat kryesore të koalicionit. Ai tha se rezultati ishte poshtë pritshmërive dhe theksoi se duhet të ketë reflektim të thellë brenda opozitës.

“Rezultati që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmërive tona. Ashtu si zoti Shehi, secili ka përgjegjësi, unë bashkë me të. Duhet të vendosim gishtin në plagë. Paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin dhe qëndrimet tona, është arsyeja kryesore. Dështuam për të ngjallur besim dhe entuziazëm te publiku,” u shpreh Alibeaj.

Ai shtoi se pavarësisht problemeve zgjedhore të evidentuara nga raporti i OSBE/ODIHR, fajin duhet ta kërkojnë fillimisht tek vetja.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme