Politika 20 May 2025, 23:02 Nga VNA

Berisha flet pas zgjedhjeve: Janë farsë, por PD do të jetë në Parlament

Ndaje në Whatsapp
Berisha flet pas zgjedhjeve: Janë farsë, por PD do të jetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shfaqur për herë të parë në një intervistë televizive pas humbjes së thellë të zgjedhjeve që pësoi koalicioni që drejtonte në zgjedhjet e 11 majit.

Në emisionin “Log" në News24, pyetja e parë që iu bë nga gazetarët, ishte nëse do të zbatonte statusin e PD se “kryetari që humb zgjedhjet dorëhiqet”, Berisha jo vetëm që nuk e ka ndërmend dorëheqjen, ndërsa e justifikoi duke thënë se nuk ishin zgjedhje por farsë elektorale.

“Sot jemi para faktit të pamohueshëm, jo për deklaratën time, por për një numër të dokumenteve themelore ndërkombëtare që faktojnë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nëse statutI u referohet zgjedhjeve, Shqipëria nuk pati zgjedhje, por farsë elektorale” – tha Berisha.

Kreu i PD mban ende shpresa që faktori ndërkombëtar që të reagojë për këtoi zgjedhje dhe të mundësojë zgjedhje të parakohshme. Por anashkaloi pyetjen nëse do të udhëtonte për në SHBA siç e kishte paralajmëruar para zgjedhjeve.

“Ne ia u cojmë raportin kancelarive në të gjithë botën. Ky është një proces që unë e kam bërë një herë dhe ky proces kërkon që të paraqesësh dokumentet në ministritë e jashtme, në ambasada e vendeve, në parlamente. Është proces, nuk mund të pranojë kush këto zgjedhje, sepse ka shkel çdo gjë.

Nga denoncimet, faktet që kemi mbledhur presim mbështetje nga ndërkombëtarët që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Forumet do ta përcaktojnë cdo bëjmë ne. Këto ishin farsë zgjedhore, votime” – u shpreh ai.

Por edhe pse thotë se zgjedhjet janë farsë, Berisha tha se PD do të shkojë në parlament dhe do të bashkojë votat me Ramën vetëm për kalimin e ligjeve që kërkon BE.

“Deputetët e opozitës në parlament do të bashkojnë votat me mazhorancën, vetëm për kalimin e akteve që kërkon Brukseli dhe që lidhen me procesin e integrimit. Ndonëse Rama e ka shumicën e cilësuar për të miratuar kandidaturën e Avokatit të Popullit, mandatin e SPAK apo dhe votimim e kandidaturës së Presidentit, PD nuk do të marrë pjesë në votim” –tha Berisha.

Madje kryedemokrati tha se PD do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e pjessëshme që mund të zhvillohen në disa bashki të vendit pasi kryetarët dhanë dorëheqjen për të kandiduar për deputetë. Sipas tij, PD nuk është parti rruge dhe parti dhune.

“Unë nuk e këshilloj mospjesëmarrjen në zgjedhjet e pjessshme. Në farca elektorale ata që thonë nuk duhet të marrë pjesë, kanë të drejtë. Por mospjesëmarrja është një rrugë që kërkon rrugë dhune. Kërkon të vazhdosh betejën por me mjete dhune. Dhe ajo nuk është rruga e Partissë Demokratike. Ne nuk jemi një parti dhune.” – tha më tej Berisha.

 

 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme