Politika 21 May 2025, 14:09 Nga VNA

PD nuk ka bërë asnjë ankesë për votat e Diasporës. Letrat e publikuara janë thjesht për show

Ndaje në Whatsapp

Ka të paktën 24 orë që në media është shpërndarë një tekst i shkruar në format A4 dhe që po reklamohet nga PD si ankesë urgjente për mos përfshirjen në rezultatin përfundimtar të Zgjedhjeve të votave nga Diaspora.

Pasi u vumë në dijeni të asaj që u shpall si "ankesë urgjente", u interesuam dhe gjetëm të publikuar edhe kopjen e asaj që PD e quan "ankesë urgjente".

Ajo që lexojmë në fakt nuk ka asnjë lidhje me një dokument që mund të klasifikohet si "ankesë" për rezultatin e zgjedhjeve.

Letra e PD, firmosur me respekt nga Franci Nuri, nuk është ankesë.

Së pari, letra nuk referon asnjë dispozitë të Kodit Zgjedhor mbi bazën e të cilës të mund të mbështetej për t'u quajtur ankesë. Pa folur për formatin me të cilin duhet depozituar një ankesë në KQZ!

Nga ana tjetër duke mos u mbështetur në asnjë prej dispozitave të Kodit Zgjedhor, shkresa e PD, nuk mund t'i referohet për trajtim asnjërit prej organeve të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Shkresa i dërgohet Zotit Ilirjan Celibashi në cilësinë e titullarit të institucionit. Por nuk mundet t'i referohet atij në cilësinë e tij si organ i shqyrtimit të një kërkesë ose ankimimi administrativ. Sa kohë që shkresa nuk referon në ndonjë kompetencë të Komisionerit, kjo shkresë nuk mund të shqyrtohet  nga Komisioneri në ndonjë nga mbledhjet që ai organizon me vetveten.Për këto arsye, shkresa nuk mund t'i përcillet për shqyrtim administrativ, asnjërit prej organeve të KQZ, as Komisionerit, as KAS-it e as Komitetit Rregullator.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mund t'i kthejë përgjigje Partisë Demokratike, por sa kohë që shkresa nuk referon në ndonjë dispozitë të Kodit Zgjedhore që mbështet pretendimin e PD, përgjigjen Komisioneri mund ta bëjë vetëm me shkresë të zakonshme. Sigurisht është e rekomandueshme që në fund të tregojë të njëjtin respekt për Zotin Nuri.

Shkresës së PD të pompuar si "ankesë", sot doli që t'i jepte zë edhe Berisha. Rastësisht konferenca për shtyp e Berishës koinçidoi me një nga operacionet më të mëdha të SPAK, në koordinim me prokuroritë e Italisë, Belgjikës dhe disa shteteve të tjera.

E gjjtha tingëllon si shumë zhurmë për një shkresë pa asnjë bazë ligjore.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme