Politika 21 May 2025, 20:44 Nga VNA

Nuk u fut në listat e mbyllura/ “Zhduket” pas zgjedhjeve Floriana Garo

Ndaje në Whatsapp
Nuk u fut në listat e mbyllura/ “Zhduket” pas zgjedhjeve

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen e Sali Berishës, Floriana Garon, e cila herën e fundit që ka dalë publikisht në selinë e PD-së ka qenë ditën e zgjedhjeve. Pas kësaj dite, pavarësisht denoncimeve të ashpra të bëra nga Sali Berisha në selinë e PD-së, zonja Garo nuk është shfaqur krah tij. Madje, në rrjetet e saj sociale mungojnë postimet në mbështetje të aksionit të PD-së, përveç një fotoje me “fituesin moral” të Tiranës, doktor Ilir Alimehmetin.

Në vend të Florianës, më aktive në rrjetet sociale në krah të PD-së dhe kryetarit të saj duket një personazh i ri, më pak i njohur, që gjatë fushatës, me një celular në dorë, u pa teksa filmonte në takime Sali Berishën. Vajza, me emrin Alisa dhe me karrierë të ngjashme televizive me Florianën, duket në përpjekje të ethshme për t’ia zënë vendin si “shoqëruesja e parë” e Sali Berishës në aktivitete partiake. Me gjasë, zonja Garo, e qejfmbetur nga fakti që nuk zuri një vend në listat e mbyllura të PD-së, e sheh veten pak të tepërt për të bërë një betejë të re ku ajo do të ishte thjesht një zë, por pa asnjë peshë politike.

Ish-prezantuesja e motit në TV Klan vijoi një karrierë për t’u pasur zili në televizion dhe më pas në PD. Fillimisht si zëdhënëse e fushatës së Lulzim Bashës në vitin 2021 dhe më tej si një nga besniket e Sali Berishës, por që nuk u shpërblye me një vend në parlament. Në fakt, nuk është e rrallë që partitë politike të përdorin vajzat simpatike të ekraneve televizive si lexuese të deklaratave politike. Një praktikë të ngjashme ndoqi dhe Edi Rama katër vjet më parë, teksa lexuesen e deklaratave për shtyp në selinë e PS-së e shpërbleu me postin e ministres për Rininë. Por Bora Muzhaqi pati fat ose zgjodhi partinë e duhur për të bërë karrierë. Lexueset e deklaratave të PD-së duhet të presin pak më gjatë për të marrë një shpërblim nga kryetari i partisë. Ose do t’u duhet thjesht të zëvendësohen nga një lexuese më e re.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme