Politika 22 May 2025, 14:49 Nga VNA

Rikthehen punimet e Kuvendit, në 29 maj seancë

Ndaje në Whatsapp

Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00.

Vendimi për thirrjen e seancës është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Sipas njoftimit zyrtar, seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit parlamentar nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja, çka do të kufizojë veprimtarinë legjislative të këtij sesioni.

Mandati aktual i deputetëve përfundon më 8 shtator, datë në të cilën pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme