Politika 22 May 2025, 21:24 Nga VNA

Blendi Fevziu përgënjeshtron vdekjen e Artan Lames: Ndodhet në koma cerebrale në një spital të Gjermanisë

Ndaje në Whatsapp
Blendi Fevziu përgënjeshtron vdekjen e Artan Lames: Ndodhet në

Dejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu është shprehur se ish-deputeti i PS, Artan Lame, nuk ka ndërruar jetë,  por ndodhet në koma cerebrale në një spital të Gjermanisë. Ai tha se ndonëse mjekët japin shumë pak shpresa për ta kaluar këtë gjendje, Lame ndodhet ende në jetë.

“Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një po e quaj problemi disa javor. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më. Pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Është ende në jetë, mjekët thonë që mundësia që ai të jetëjo është thuajse e vështirë, por gjithsesi ai është ende në jetë. Dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëj këtë anonçim për të thënë, për të mos bërë fakt të kryer diçka që nuk ka ndodhur ende. Artan Lame

Kujtojmë se paraditen e sotme doli lajmi në media që ish-kreu i Kadastrës kishte ndërruar jetë, pas një ndërhyrje në zemër që kishte bërë.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve. Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme