Politika 22 May 2025, 21:02 Nga VNA

Parlamenti i ri 47-vjeçar, Berisha mund të çelë seancën e parë. Ja kush është deputetja më e re

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti i ri 47-vjeçar, Berisha mund të çelë

Shtatorin e ardhshëm, mosha mesatare në sallën e Parlamentit do të jetë 47 vjeç. Mes dy partive kryesore, demokratët janë pak më të vjetër, me një moshë rreth 50 vjeç, sa i përket deputetëve që do të ulen në Kuvend. Formacioni tjetër është ai që ul mesataren e përgjithshme, pasi 83 deputetët e Edi Ramës kanë një moshë pak më të madhe se 45 vjeç.

Dikur Kejdi Mehmetaj e LSI-së mbante primatin me 19 vitet e saj si parlamentarja më e re. Tani, deputetja me moshën më të vogël do të jetë 24-vjeçarja Marjana Koçeku, dalë nga listat e PS-së në Shkodër, e ndjekur nga Zegjine Çaushi, 27-vjeçarja e socialistëve të Fierit, e cila u bë virale gjatë fushatës me ironizimin ndaj Gazment Bardhit.

Në skajin tjetër dallon Sali Berisha, që pasi ka provuar postin e Presidentit dhe Kryeministrit, me 81 vitet e tij gëzon të drejtën e drejtimit të Parlamentit në çeljen e legjislaturës, si deputeti më i moshuar në sallë. Në rast se Berisha do të refuzojë këtë “privilegj”, stafetën e merr një tjetër mjek demokrat, 76-vjeçari Tritan Shehu, ndërsa kandidati i tretë vjen nga radhët e socialistëve, 68-vjeçari Vasil Llajo.

Shumica e prurjeve të reja në Parlament janë të angazhuar prej vitesh në politikë, ndonëse në nivele të ndryshme, si ministra, ish-kryebashkiakë apo nënkryetarë bashkie, si dhe ish-drejtorë institucionesh. Nuk mungojnë as ata që vijnë nga bota e sipërmarrjes: ekonomistë, juristë, mjekë apo arsimtarë.

Në Parlament ka pasur shpesh përfaqësues nga fusha e medias, por kësaj radhe do të jenë 5 deputetë të cilët kanë mbaruar studimet për gazetari apo edhe kanë punuar në këtë sektor: nga pedagogia në radhët e socialistëve Iris Luarasi, Tedi Blushi i PL-së, Ardit Bido, Erald Kapri apo edhe ministri Arbjan Mazniku. Edhe artistët nuk mungojnë – njëri prej tyre, Ermal Pacaj, ka qenë edhe pjesë e grupit muzikor LRC në Lezhë.

Dy deputetë të zgjedhur kanë vetëm arsim të mesëm: sipërmarrësi socialist Skënder Pashaj dhe Ana Dajko e Nismës "Shqipëria Bëhet", e cila pritet t’ia dhurojë mandatin parlamentar Adriatik Lapajt, sipas marrëveshjes mes kandidatëve të këtij subjekti.

Profilet e deputetëve të rinj do të ndikojnë edhe në vendosjen e tyre në komisionet parlamentare, pasi PS dhe PD kanë hequr nga ekipet e tyre kryetarët dhe nënkryetarët e 3 komisioneve të përhershme, duke nisur nga Ligjet, Veprimtaria Prodhuese dhe Siguria Kombëtare. Me formacionet e reja, do të ketë ndryshime edhe në dy komisionet e posaçme: ai për dezinformimin dhe ai për antikorrupsionin.

Shtatorin e ardhshëm, mosha mesatare në sallën e Parlamentit do të jetë 47 vjeç. Mes dy partive kryesore, demokratët janë pak më të vjetër, me një moshë rreth 50 vjeç, sa i përket deputetëve që do të ulen në Kuvend. Formacioni tjetër është ai që ul mesataren e përgjithshme, pasi 83 deputetët e Edi Ramës kanë një moshë pak më të madhe se 45 vjeç.

Dikur Kejdi Mehmetaj e LSI-së mbante primatin me 19 vitet e saj si parlamentarja më e re. Tani, deputetja me moshën më të vogël do të jetë 24-vjeçarja Marjana Koçeku, dalë nga listat e PS-së në Shkodër, e ndjekur nga Zegjine Çaushi, 27-vjeçarja e socialistëve të Fierit, e cila u bë virale gjatë fushatës me ironizimin ndaj Gazment Bardhit.

Në skajin tjetër dallon Sali Berisha, që pasi ka provuar postin e Presidentit dhe Kryeministrit, me 81 vitet e tij gëzon të drejtën e drejtimit të Parlamentit në çeljen e legjislaturës, si deputeti më i moshuar në sallë. Në rast se Berisha do të refuzojë këtë “privilegj”, stafetën e merr një tjetër mjek demokrat, 76-vjeçari Tritan Shehu, ndërsa kandidati i tretë vjen nga radhët e socialistëve, 68-vjeçari Vasil Llajo.

Shumica e prurjeve të reja në Parlament janë të angazhuar prej vitesh në politikë, ndonëse në nivele të ndryshme, si ministra, ish-kryebashkiakë apo nënkryetarë bashkie, si dhe ish-drejtorë institucionesh. Nuk mungojnë as ata që vijnë nga bota e sipërmarrjes: ekonomistë, juristë, mjekë apo arsimtarë.

Në Parlament ka pasur shpesh përfaqësues nga fusha e medias, por kësaj radhe do të jenë 5 deputetë të cilët kanë mbaruar studimet për gazetari apo edhe kanë punuar në këtë sektor: nga pedagogia në radhët e socialistëve Iris Luarasi, Tedi Blushi i PL-së, Ardit Bido, Erald Kapri apo edhe ministri Arbjan Mazniku. Edhe artistët nuk mungojnë – njëri prej tyre, Ermal Pacaj, ka qenë edhe pjesë e grupit muzikor LRC në Lezhë.

Dy deputetë të zgjedhur kanë vetëm arsim të mesëm: sipërmarrësi socialist Skënder Pashaj dhe Ana Dajko e Nismës "Shqipëria Bëhet", e cila pritet t’ia dhurojë mandatin parlamentar Adriatik Lapajt, sipas marrëveshjes mes kandidatëve të këtij subjekti.

Profilet e deputetëve të rinj do të ndikojnë edhe në vendosjen e tyre në komisionet parlamentare, pasi PS dhe PD kanë hequr nga ekipet e tyre kryetarët dhe nënkryetarët e 3 komisioneve të përhershme, duke nisur nga Ligjet, Veprimtaria Prodhuese dhe Siguria Kombëtare. Me formacionet e reja, do të ketë ndryshime edhe në dy komisionet e posaçme: ai për dezinformimin dhe ai për antikorrupsionin./A2CNN/

 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme