Politika 22 May 2025, 15:27 Nga VNA

Quo Vadis Jorida Tabaku. Zgjedhja e vështirë e deputetes më të votuar

Ndaje në Whatsapp
Quo Vadis Jorida Tabaku. Zgjedhja e vështirë e deputetes më

Jorida Tabaku, menjëherë pas daljes së rezultatit paraprak të zgjedhjeve të Tiranës, publikoi një status falënderimi në Facebook dhe Instagram. Ndoshta jo të gjithë votuesit e zonjës Tabaku kanë qasje në rrjetet sociale, por këtë gjë deputetja e tyre nuk mund t’ua zgjidhë. Është një problem që u takon atyre.

Dhe në fakt, Jorida bëri një fushatë kaq intensive në Tiranë sa i kolektivizoi votuesit e vet në mënyrë perfekte!

Njëjtë siç kolektivizoi listën e kontakteve të celularit të vet, kur vuri “shtabin elektoral” t’u dërgonte SMS sensibilizuese që të votonin atë. Ose kur ngarkonte vajzat t’i kontaktonin në telefon personat numri i celularit të të cilëve ndodhej në listën e kontakteve në celularin e Joridës dhe t’u kërkonin të përgjigjeshin 3 pyetjeve. Mes të cilave shkëlqente pyetja “A do votoni Joridën?”.

Së bashku me Agron Shehajn, kandidatja e PD-së kishte fushatën më “agresive” në mediat sociale, TV kombëtare dhe lokale, duke vënë theksin te sondazhet dhe mesazhet telefonike.

Për të mos u ndalur tek shpenzimet, që janë krejt pa rëndësi në situatën ku ndodhet procesi elektoral në Shqipëri, 10 ditë pas zgjedhjeve, Jorida Tabaku nuk ka asnjë qëndrim apo publikim lidhur me rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjen madhështore të partisë që e kandidoi në listat e hapura.

A mendon zonja Tabaku se zgjedhjet kanë qenë një farsë dhe problemi i vetëm ka qenë organizimi i tyre nga qeveria dhe Edi Rama? Po Sali Berisha, çfarë qëndrimi duhet të mbajë pas kësaj, meqë në statutin e PD-së është sanksionuar se kryetari është automatikisht i shkarkuar pasi humbet zgjedhjet e përgjithshme? Këto janë çështje thelbësore që shqetësojnë sot popullin opozitar në Shqipëri dhe ata që kanë marrë më shumë vota qytetarësh automatikisht kanë marrë dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar mijëra votues që kanë shprehur vullnetin e tyre.

Askush nuk e di me siguri se sa nga mijëra votat për zonjën Tabaku kanë qenë për të si kandidate e Berishës apo si një deputete “ndryshe” nga stani i kryetarit të PD-së. Në retorikën e saj gjatë fushatës, Jorida Tabaku u përpoq të bindte votuesit e djathtë dhe antibërishistë se ajo ishte “ndryshe”. Dhe duket se deri diku ia ka dalë. Por të jesh ndryshe nuk mjaftojnë vetëm fjalët.

Në këtë situatë që ndodhet sot PD, njerëz si Tabaku apo Alimehmeti duhet të marrin guximin dhe hapin së paku për të thënë disa të vërteta dhe kërkuar ndryshim për situatën e opozitës. Përndryshe, premtimet se janë “ndryshe” do të mbeten thjesht llustër elektorale dhe mijëra votat e sinqerta të demokratëve dhe atyre që nuk e duan Ramën do të jenë thjesht numra.

Pak a shumë si ato mijëra vota që nxorën Blendi Gonxhen më të “dashurin” mes socialistëve të Tiranës. Për t’i lënë vend pyetjes së “Ku është ndryshimi këtu?”.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme