Politika 24 May 2025, 10:36 Nga VNA

PD ankimon rezultatin në Kukës: Akuzon blerje votash dhe manipulim në favor të maxhorancës

Ndaje në Whatsapp
PD ankimon rezultatin në Kukës: Akuzon blerje votash dhe manipulim

Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dorëzuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) një kërkesë për ankimimin e rezultatit zgjedhor në qarkun e Kukësit, edhe pse në këtë qark PD ka dalë fituese me dy mandate, përballë një mandati të Partisë Socialiste.

Në ankimim, PD ngre akuza për blerje votash, tjetërsim të votave të diasporës dhe manipulime në favor të maxhorancës. Sipas tyre, rezultati është miratuar nga KQZ në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe standardet demokratike.

“Të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponimin tonë provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se kemi të bëjmë me shkelje të rënda të dispozitave të Kodit Zgjedhor”, thuhet në ankimim.

PD thekson se problemet në këtë qark, që përfshin Kukësin, Tropojën dhe Hasin, janë të lidhura me izolimin gjeografik, varfërinë strukturore dhe përdorimin politik të burimeve publike. Ata akuzojnë se në zgjedhjet e 11 majit është përdorur administrata shtetërore për qëllime elektorale, janë intimiduar votuesit dhe janë përfshirë grupe me interesa kriminale.

Në mbështetje të pretendimeve, PD i referohet edhe raportit të misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR, i cili sipas tyre, konstaton përdorimin e burimeve administrative nga partia në pushtet, duke krijuar avantazh të padrejtë elektoral.

“Presioni mbi nëpunësit civilë, aktivizimi i strukturave të patronazhimit dhe intimidimi i votuesve të opozitës janë evidente dhe bien ndesh me çdo standard demokratik”, thekson PD në ankimim.

Sipas saj, në zona si Tropoja dhe Hasi, ku varfëria është e përhapur, vota është cenuar përmes premtimeve për ndihmë ekonomike dhe shantazhit për vende pune në administratë.

PD përfundon se qarku i Kukësit është pasqyra e brishtësisë demokratike në vend, ku mungesa e përfaqësimit real dhe instrumentalizimi i varfërisë e kanë kthyer garën zgjedhore në farsë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme