Politika 24 May 2025, 19:38 Nga VNA

Tabaku: Berisha më përgëzoi, demokratët mendojnë që unë jam modeli më i mirë

Ndaje në Whatsapp
Tabaku: Berisha më përgëzoi, demokratët mendojnë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila arriti të sigurojë mandatin në Parlamentin e ardhshëm duke u zgjedhur deputete përmes listës së hapur në Qarkun e Tiranës me mbi 20 mijë vota, rrëfeu sfidat me të cilat i përball.

Sa i takon akuzave të bëra nga anëtarja e Kryesisë së PD, Adriana Kalaja se Tabaku j mbështet në fushatë nga oligarkët dhe PS-ja, deputetja demokrate tha se se akuza të tilla nuk e mërzisin dhe as e dekurajojnë. Ajo tregoi mesazhin që ka marrë nga kreu i PD, Sali Berisha i cili tha ajo, e përgëzuar për fushatën elektorale.

“Nuk vij sot në politikë, kam 15 vite në politikë dhe nëse është diçka që kam bërë me qëndrueshmëri ka qenë denoncimi për oligarkët”, tha Tabaku duke mohuar akuzat e Kalasë.
“Nuk kam marrë një sallë të madhe as nuk kam organizuar një event dhe çdo gjë ka qenë prej njerëzve të cilët kanë punuar me mua pa pagesë dhe me shpirt. Unë jam e hapur dhe transparente ndaj procesit dhe cilido person dhe kjo është akuza e fundit që mund të bëhet kundrejt meje.

Akuzat ndaj meje nuk më mërzisin dhe nuk më dekurajojnë por vazhdoj punën time. Doktor Berisha më ka përgëzuar për fushatën dhe kemi komunikuar dhe për aktivitetet politike”, tha deputetja e PD.
Pyetjes se kur PD duhet të bëjë analizën e zgjedhjeve, Jorida Tabaku tha se “Rezultati që mori koalicioni opozitar PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit duhet të analizohet nga struktura dhe forumet drejtuese”.

Së fundmi, u pyet nëse synon drejtimin e PD, Tabaku tha se nuk ka aspiruar asnjëherë dhe as nuk e ka menduar të jetë në krye të partisë më të madhe opozitare. Por, ajo theksoi se do t’i përkushtohet partisë, pavarësisht rolit që mban.

Video

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

ME DRON PAS ERGYS AGASIT Zbardhen detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agas

Himara, “superfuqia” e re e tenderave: 5 mln euro për pedonalen, Vangjel Tavo e mbyll garën pa konkurrencë

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme