Politika 25 Maj 2025, 13:30 Nga VNA

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin në makinë, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune e keqinterpretuar

Ndaje në Whatsapp
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin në

Para disa ditësh, në rrjet qarkulloi një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhëtuar me ish-krybashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.

Mediat raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim.

Mbi këto lajme ka reaguar Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara kohët e fundit.

Xhakollari shkruan se "bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-krybashkiakun e Tepelenës". Ajo thotë se ka qenë një situatë e thjeshte e është keqinterpretuar që është nxjerrë jashtë çdo konteksti dhe është kthyer në një histori që nuk ka lidhje më realitetin.

Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë.

Postimi i plotë:

Fjalët me jane mberthyer ne shpirt, por tani duhet te dalin.

Prej disa ditesh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifese që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale. Nje situate e thjeshte pune eshte keqinterpretuar, eshte nxjerre jashte cdo konteksti dhe eshte kthyer ne nje histori qe nuk ka lidhje me realitetin tim. Ajo që me dhemb me shume nuk eshte thjeshte permbajtja e ketyre lajmeve, por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur. Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre perflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgje,pse dikush shpif por ata e ndiejne gjithcka.Dhe kjo me copeton me shume se çdo gje tjeter.

Une nuk po kerkoj meshire. Po kerkoj drejtesi dhe ndjeshmeri. Po kerkoj qe njerezit te mos gjykojne pa ditur, te mos lendojne pa arsye dhe te mos shperndajne lajme qe shkaterrojne jete te verteta. Asgje nga ajo qe eshte thene nuk eshte e vertete. Dhe çdo hap i nevojshem ligjor eshte duke u ndermarre, jo per hakmarje por per te mbrojtur te vertetën dhe per te thenë: MJAFTE ME!

Per me teper, dua te theksoj qarte se: BASHKESHORTI IM NUK KA BERE ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA. Çdo fjale që pretendohet se eshte then prej tij është trillim, dhe per kete ceshtje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare. Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike.Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si "kavje”per t'u gjykuar neper portale qe bëjne "lajme" me kafe dhe komente Facebook-u.

Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur. Dinjiteti im, puna ime dhe familja ime nuk janë per t'u prekur. Dhe cdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit. Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ. Eshtë një atentat ndaj te drejtes per privatesi, ndaj etikes, dhe mbi te gjitha, nje perpjekje per te me gjykuar publikisht pa asnje prove, ne mungese totale te te vertetes. Familja ime eshte lenduar rende, dhe ky dem nuk do te kaloje pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjerisht.Une nuk do te hesht. Asnje portal, asnje komentues, asnje njeri qe mendon se mund te perdore lirine e fjales si arme shpifjeje nuk do te mbetet pa pergjigie.

Dinjiteti im nuk eshte ne shitje. E verteta do te dale,dhe drejtesia do vihet ne vend. Eshte shume e lehte ta gjykosh dike pa ditur te verteten.Eshte shume e lehte te besh "moralistin". Eshte shume e lehte te shkruash dhe te shash pas atij telefoni...dhe shume e shume te tjera. Por nuk eshte aspak e lehte te perballosh dicka te tille, por po e bej per femijet e mi.

per dinjitetin tim dhe per çdo njeri qe eshte gjykuar padrejtesisht ne heshtje.

Ju lutem, ne vend qe te perhapni dhimbje, perhapni mirekuptim. Perhapni kujdes. Shpifja nuk eshte lajm.

Shpifja eshte dhune!

Une jam me shume se nje titull portali. Jam nje nëne, nje bije, nje njeri.

E them me ze te plotë: gjithcka që eshte publikuar per mua eshte e pavertete. Nje shpifje, nje padrejtesi!

Faleminderit nga zemra te gjitheve qe me kane qendruar prane me fjale mbeshtetjeje e dashamiresi.Kjo gje ka rendesi me shume se c'mund te pershkruaj.

Kurse per ate pjesen tjeter qe gezuan per dhimbjen e nje femre, bije, nene, iu them vetem dicka : " Do vi dita qe do t'ju vi turp nga vetja"...

Une sjam si ju ....dhe pse me vrate nuk me beni dot si vetja!

 

Video

Kanë kaluar mbi 24 orë nga sulmet ajrore të Izraelit mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të cilat sipas Tel Avivit kishin në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit. Reagimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së shtyu mbledhjen e tij për nesër, për t’i dhënë mundësi kryeministrit të Katarit të marrë pjesë. Qeveria e Katarit kërkon që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mbahet përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, por Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli ishte “plotësisht i justifikuar” pasi synoi udhëheqësit e Hamasit që organizuan sulmet e 7 tetorit 2023. Ndërkohë, Izraeli kreu sot sulme të reja në Jemen, duke deklaruar se forcat ajrore goditën “kampe ushtarake”, selinë e “departamentit të propagandës ushtarake të Houthive” dhe një “depo karburanti”. Në zhvillime të tjera, kryeministri britanik Keir Starmer u takua sot me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili e përshkroi bisedën si “të drejtpërdrejtë” dhe “të ashpër” mbi situatën në Gaza dhe sulmet në Doha. Deri tani nuk ka një deklaratë nga Starmer pas takimit.

Momenti kur Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë gjatë një eventi në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah. Ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje me studentët, ku dëshmitarët raportuan se Kirk u qëllua afër qafës. Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur. https://www.vna.al/bota/qellohet-me-arme-ne-qafe-aleati-i-donald-trump-i14342

Sali Berisha paralajmëron analizë për zgjedhjet dhe rezultatin… por pak më vonë se për momentin po merren me Librin e Zi të Zgjedhjeve.

Ministri i qeverisë që u rrëzua në Nepal duke u larguar nga lumi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme