Politika 24 May 2025, 20:05 Nga VNA

Irisi "ngushëllon" Gjylametin: PS do të të gjejë një punë. Paralajmëron ligj për mediat online

Ndaje në Whatsapp
Irisi "ngushëllon" Gjylametin: PS do të të gjejë
Pas përfundimit të garës për mandatin e deputetit mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku fituese doli Xhaçka me një diferencë të ngushtë votash, Iris Luarasi, tashmë deputete, "ngushëllon" publikisht Gjylametin duke thënë se Partia Socialiste, si forcë qeverisëse, do t’i gjejë një vend në qeveri. Luarasi vlerësoi veprimin e Gjylametit që nuk ankimoi rezultatin, duke ruajtur imazhin e partisë. Në intervistën e saj të parë me mandatin e deputetes,Luarasi u shpreh për një iniciativë ligjore të mundshme ndaj dhunës online, duke paralajmëruar një ligj për mediat online. Në deklaratën e saj Irisi Luarasi, drejtuese e një shoqate për dhunën ndah grave, bëri një krahasim aspak me vend ku tha se një “dru i dhënë ndaj një gruaje brenda mureve të shtëpisë është më i lehtë, kjo e provuar me studime, sesa dhuna online”. Deklaratë që më shumë se mbrojtje të dhunës online tregon qëndrimin e saj, sidomos në kontekstin e kritikave që ajo ka marrë nga mediat online lidhur me publikimin e pagave të drejtuesve të OJF-ve, përfshirë atë të saj. Sapo të hyjë në Parlament Luarasi paralajmëroi hartimin e një ligji për median online dhe mbrojtjen e grave nga dhuna. Shkrimi i plotë

Beteja për mandatin e deputetit në Parlament mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit ka përfunduar, njëra mori mandatin, tjetra jo. Gara u nda nga një grusht votash duke çuar zyrtarisht Olta Xhaçkën në Kuvend, ndërsa Blerina Gjylametin jo. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Blerina Gjylameti kërkoi nga KQZ filmimet e numërimit, për transparencë. Rama mori situatën nën kontroll dhe me urdhër partie kërkoi të mos bëheshin qesharakë, "pas humbjes së garës, mos humbisni edhe fytyrën", duke tërhequr veshin secilit që guxon të dalë jashtë vijës së partisë.

Sot, Iris Luarasi me mandat deputeti në xhep ka "ngushëlluar" ish kolegen Blerina Gjylameti. Gjatë intervistës së parë për mediat në emisionin "Kjo javë" të News 24" pas marrjes së mandatit, e pyetur për betejën Xhaçka-Gjylameti, kjo e fundit nuk duhet të mërzitet pasi PS është parti qeverisëse dhe me siguri do të gjejë një vend në qeveri. Se çfarë paralajmëron Irisi është ende e paqartë, por mbase për kandidatët për deputetët të listave të hapura që mbeten pa mandat mbase mund t'u ofrohet një post në kabinet. Dhe kjo vlen më shumë për Blerina Gjylameti që hoqi dorë nga ankimimi i procesit të numërimit në KQZ, duke i shpëtuar fytyrën Ramës dhe PS.

Më tej gjatë intervistës, gazetarja Nisida Tufa pyeti Irisin mbi objektivat që do ketë si deputete brenda parlamentit. Dhe si drejtuese e një prej shoqatave në mbrojtje të grave të dhunuara, bëri një krahasim aspak me vend, kur tha se duhej propozuar një ligj për dhunën online. Ajo tha se "një dru ndaj një gruaje brenda mureve të shtëpisë një është asgjë në krahasim me një dhunë online" dhe sipas saj kjo është e provuar shkencërisht. E papranueshme gjuha me të cilën shprehet Iris Luarasi, si një prej drejtuesve të shoqatës në mbrojtje të grave të dhunuara. Por më shumë se mbrojtjen e grave të dhunuara, duket se Iris Luarasit nuk i del inati me mediat online që publikuan borderot me pagat e drejtuesve të OJF-ve, ndër to edhe Irisi, çka prodhoi një lumë akuzash dhe sulmet kundrejt saj. Nesër Irisi në parlament paralajmëroi që do të hartonte një ligj për median online dhe kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme