Politika 25 May 2025, 15:10 Nga VNA

Maliqi: Mandatin e tretë në Berat e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine

Ndaje në Whatsapp
Maliqi: Mandatin e tretë në Berat e humbëm për shkak të

Ish-deputeti Lefter Maliqi është shprehur sërish se shkaku që PD nuk mori mandatin e tretë në qarkun e Beratit, është drejtuesi politik Eno Bozdo. Në një intervistë për Report TV, ai e akuzoi se ka ndikuar drejtpërdrejt për ta bojkotuar.

Maliqi tha se të gjithë kandidatët e opozitës së bashku morën 13 mijë vota, ndërkohë që vetë ai, mori më shumë mbështetje me mbi 5 mijë vota.

“Mandat i tretë i qarkut të Beratit është i sigurt, me vajtjen time atje. I treti u humb drejtpërdrejt nga drejtuesi politik i PD, Eno Bozdo. Ia kam bërë të ditur edhe opozitës dhe doktor Berishës. Meqenëse opinioni u hap se Maliqi fiton, ishte xhelozi e brendshme dhe u fokusuan të gjithë fuqitë e PD hidh gurin e fshehur dorën në bashkinë Kuçovë dhe komunën Otllak, duhet të isha fitues edhe më i thellë. Jo vetëm që nuk u prezantova, por keqpërdori disa struktura dhe më ndiqte nga pas mua, madje edhe në Skrapar.”, u shpreh Maliqi.

Ai tha se u sulmua nga të dyja kahet,  ndërkohë që shprehu bindjen se ka marrë më shumë vota.

“Kjo xhelozi më ka habitur dhe shokuar. Problemi është i thjeshtë. E gjithë e djathta, 8 kandidatë së bashku, morën 13 mijë vota dhe Maliqi mori 5 222 vota, duke dalë i pari në diasporë, Kuçovë dhe në Skrapar. Edhe në Skrapar nuk pata rezultatin që pretendoja, ku PD mori dyfishin e votave të mia  ndërkohë që dihet se Skrapari është i zotit Meta. Jam i shokuar me këtë, por e vura në dijeni edhe zotin Berisha. Madje, nga Berisha kam pasur edhe falënderim edhe telefonata. Por aq e madhe ishte xhelozia, saqë marrëveshja ishte që në të gjithë Shqipërinë të kishim numërues te fletët e kandidatëve. Unë si drejtues politik duhet të kisha numërues në çdo tavolinë. Pata probleme të mëdha, Noka më thoshte ta mbroj unë votën. Në asnjë mënyrë i thashë. Nga do të ruhem unë nga demokratët apo socialistët. Kësaj radhe jam habitur se pse u sulmova nga të dy krahët, dhe prapë mbijetova me 5222 vota ndërkohë që jam i bindur se ka edhe më shumë vota.”, shtoi Maliqi.

 

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme