Politika 26 May 2025, 14:16 Nga VNA

Fatmir Xhafaj kritikon Edi Ramën: Duhet t'a kishte menduar më mirë prezencën e juristëve në grupin parlamentar

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafaj kritikon Edi Ramën: Duhet t'a kishte menduar më

Fatmir Xhafaj ka rrëfyer për gazetaren Valentina Madani eksperiencën e tij si kandidat fitues në listat e hapura të PS. Pa kursyer elozhet për shefin e tij, zoti Xhafaj shpreh keqardhjen që në parlament do të mungojnë disa nga figurat me eksperiencë të PS.

“Sigurisht që ndjej keqardhje që shumë prej kolegëve e miqve të mi nuk do t’i kem krah rrugëtimit tonë në parlamentin e ri, por i tillë është rezultati i garës përmes një liste të hapur të këtij formati siç u ndërtua kësaj here. Jo çdo gjë varet nga cilësitë e kandidatit dhe beteja e kontributi që ai jep, por edhe nga rrethana e faktorë të tjerë jashtë tij,” tha zoti Xhafaj, duke vënë theksin edhe tek mungesa e profilit të juristëve në grupin parlamentar të PS:

“Këtë e shoh sidomos në rastin tonë në përfaqësimin e juristëve. Ndoshta kjo do të duhej të ishte menduar e organizuar më mirë.”

Sigurisht që për këtë “mungesë” të juristëve në krah të Fatmir Xhafajt ka menduar Edi Rama, i cili ka përfshirë në parlamentin e ardhshëm juristë të rinj dhe jo të përzgjedhurit e Xhafajt.

Me gjasë, ky i fundit do të vijojë punën në komisionin e posaçëm parlamentar që nisi nga puna rreth një vit më parë dhe kishte në fokus një reformë në reformën e drejtësisë, përfshirë dhe kufizimin e objektit të punës së SPAK, edhe pse kjo u kamuflua me përcaktime ku theksi vihej tek të drejtat e njeriut.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme