Politika 26 May 2025, 15:33 Nga VNA

Dashnor Sula: Nëse Berisha jep dorëheqjen, jam gati të kandidoj për kreun e PD-së – Përndryshe, mund të krijoj një pol të tretë politik

Ndaje në Whatsapp
Dashnor Sula: Nëse Berisha jep dorëheqjen, jam gati të kandidoj

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka dhënë sinjale të forta për të ardhmen e tij politike, duke lënë të hapur mundësinë për një kandidim në krye të PD-së, por edhe duke theksuar se mund të largohet përfundimisht nga kjo forcë politike nëse ajo vijon të drejtohet nga figura të vjetra dhe të konsumuar.

I ftuar në studion e televizionit News24, Sula theksoi se është gati të marrë përgjegjësinë për të drejtuar Partinë Demokratike nëse Sali Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit. Ai e konsideroi veten një alternativë të mundshme për të ringritur partinë dhe për të rikthyer besimin e publikut në të djathtën shqiptare.

“Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike, unë jam alternativë për të kandiduar për postin e kryetarit. Kam vullnetin, përvojën dhe integritetin për të kontribuar në një fazë të re të Partisë Demokratike, larg konflikteve të brendshme dhe figurave që e kanë mbajtur peng partinë për vite me radhë,” – u shpreh Sula gjatë intervistës.

Megjithatë, ai nuk la vend për dyshime kur tha se, nëse drejtimin e PD-së vijojnë ta kenë figura si Sali Berisha, Flamur Noka apo Albana Vokshi, atëherë ai nuk do të ketë më asnjë lidhje me këtë subjekt politik.

“Nëse PD drejtohet ende nga Berisha, Noka apo Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Ata e kanë çuar partinë drejt një rruge pa kthim. Me këta persona brenda, PD do të zhbëhet,” – deklaroi ai me tone të forta.

Sula ka qenë një prej zërave më kritikë brenda Partisë Demokratike gjatë viteve të fundit, duke kërkuar riformatimin e saj dhe shkëputjen përfundimtare nga trashëgimia politike e Sali Berishës. Ai ka kërkuar prej kohësh hapjen e partisë ndaj figurave të reja dhe forcimin e institucioneve të brendshme të saj.

Në këtë linjë, ai la të hapur edhe mundësinë e krijimit të një poli të tretë politik, si një alternativë reale mes dy blloqeve tradicionale të politikës shqiptare.

“Nëse PD nuk ndryshon rrënjësisht, unë do të përpiqem të jap kontributin tim ndryshe. Nuk përjashtoj mundësinë për të nisur një nismë të re, ndoshta për krijimin e një poli të tretë, që t’i japë fund përçarjes dhe polarizimit që ka mbërthyer vendin,” – shtoi ai.

Dashnor Sula konfirmoi gjithashtu se nuk do të jetë më pjesë e parlamentit pas përfundimit të këtij mandati. Ai zgjodhi të mos kandidojë në zgjedhjet e 11 majit, duke refuzuar të jetë pjesë e listës së hapur të PD-së. Kjo vendimmarrje e tij shihet si një tjetër sinjal i qartë i shkëputjes graduale nga strukturat aktuale të partisë.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme