Politika 27 May 2025, 12:37 Nga VNA

Berisha akuzon Ramën: Po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin ndërkombëtar/ Fitorja e PS, një festë e zymtë

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Ramën: Po paguan shuma të jashtëzakonshme për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve të 11 majit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndikojë në përmbajtjen e raportit të komunitetit ndërkombëtar mbi procesin zgjedhor. Berisha pretendon se Rama po paguan “shuma të jashtëzakonshme” dhe po zhvillon “telefonata të pafundme” për të ndryshuar përceptimin ndërkombëtar për zgjedhjet.

“Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, nuk do të manipulohet. Telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë. Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse për të cilën fjalën do e kenë shqiptarët,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se mijëra qytetarë e konsiderojnë Edi Ramën si “armikun e betuar të votës së lirë” dhe nuk do t’i falin kurrë, siç e quajti ai, “farsën elektorale”.

Ndërsa komentoi festën e organizuar nga Partia Socialiste për fitoren në zgjedhje, Berisha e përshkroi atë si “një ceremoni të zymtë dhe të frikshme”, ku, sipas tij, mungonin buzëqeshjet dhe emocionet e sinqerta. Ai akuzoi drejtuesit e PS-së si të lidhur me botën e krimit dhe cilësoi parlamentin e ri si një “narkoparlament”.

“Parlamenti i ri është produkt i një skenari kriminal, i ngjashëm me ato që shihen vetëm në filmat për botën e errët të mafias,” përfundoi ai.

Video

Ish-drejtuesit e KESH dhe ARRSH, Erlad Elezi dhe Gentian Gjyli, janë paraqitur në SPAK për t'u marrë në pyetje nga BKH-ja. Marrja e tyre në pyetje u zhvillua në kuadër të hetimeve për dosjen ku përfshihet edhe ish-ministrja Belinda Balluku. Elezi akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, ndaj të cilit vlen masa "detyrim paraqitjeje". Nga ana tjetër, edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, përballet me akuza për shkelje të barazisë në tenderë. Të dy ish-zyrtarët po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e prokurimit publik.

Qytetarët që kanë ndërtuar pa leje dhe janë evidentuar nga pushteti vendor rrezikojnë konfiskimin e pronës nëse nuk e vetëdeklarojnë brenda afatit të përcaktuar. Projektligji solli debate në Komisionin Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, ku kryetarja Jorida Tabaku kërkoi shpjegime se si do të administrohen pronat e konfiskuara dhe të ardhurat që do të sigurohen prej tyre.

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme