Politika 26 May 2025, 22:32 Nga VNA

Besart Xhaferri: Beleri na ngeli në derë, se na duhej për vulën

Ndaje në Whatsapp
Besart Xhaferri: Beleri na ngeli në derë, se na duhej për

Debat u zhvillua në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” mes dy deputetëve të sapozgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit: Besart Xhaferri nga Partia Demokratike dhe Ardit Bido nga Partia Socialiste. Çështja e kandidaturës së Fredi Belerit ndezi diskutimin mes tyre, me akuza për oportunizëm dhe kalkulime politike.

Pjesë nga debati:

Besart Xhaferri: “Aman, vetëm për Fredi Belerin mos fol.”

Ardit Bido: “Patjetër, sepse e ke mik.”

Xhaferri: “Mos fol për çështje patriotike tani. Je oportunist kur flet për patriotizëm. Unë kur flas për patriotizëm, flas për të gjitha. Unë Fredi Belerin s’doja fare ta kisha aleat. Si Besart Xhaferri, s’doja fare, e kam deklaruar. Por jemi detyruar nga Gjykata e Shqipërisë që nuk na dha vulën, dhe vetëm dy parti na e dhanë. Ishim të kushtëzuar që ata aleatë të vendosnin kandidatin.”

Erla Mëhilli: “Pra, për shkak të Dules vutë Fredi Belerin?”

Xhaferri: “Pse për çfarë, si do garonim ne?”

Për herë të parë, Xhaferri pranoi hapur se kandidatura e Belerit ishte një lëvizje taktike dhe jo një zgjedhje e vullnetshme e tij apo forcës politike që përfaqëson.

“Beleri na ngeli në derë, se na duhej për vulën,” – kjo ishte ideja e Xhaferrit për Fredi Belerin, i cili në fakt ishte në krah të Sali Berishës gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit dhe një nga zërat kryesorë pro kryetarit të PD-së. Tani, ose Sali Berisha ka ndryshuar kurs politik ndaj Fredi Belerit, ose Besart Xhaferri nuk e di ende se në një formacion politik si PD, nuk është mirë të thuash publikisht gjëra që nuk janë në sinkron me qëndrimet e kryetarit të partisë.

Video

Ish-drejtuesit e KESH dhe ARRSH, Erlad Elezi dhe Gentian Gjyli, janë paraqitur në SPAK për t'u marrë në pyetje nga BKH-ja. Marrja e tyre në pyetje u zhvillua në kuadër të hetimeve për dosjen ku përfshihet edhe ish-ministrja Belinda Balluku. Elezi akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, ndaj të cilit vlen masa "detyrim paraqitjeje". Nga ana tjetër, edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, përballet me akuza për shkelje të barazisë në tenderë. Të dy ish-zyrtarët po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e prokurimit publik.

Qytetarët që kanë ndërtuar pa leje dhe janë evidentuar nga pushteti vendor rrezikojnë konfiskimin e pronës nëse nuk e vetëdeklarojnë brenda afatit të përcaktuar. Projektligji solli debate në Komisionin Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, ku kryetarja Jorida Tabaku kërkoi shpjegime se si do të administrohen pronat e konfiskuara dhe të ardhurat që do të sigurohen prej tyre.

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme