Politika 26 May 2025, 21:57 Nga VNA

Sali Berisha: Nuk do bëjmë revolucion për votën e lirë. Kam qenë gjithmonë kundër dhunës

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha: Nuk do bëjmë revolucion për votën e lirë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, u shpreh se nuk do të përdor revolucion që të sigurojë votën e lirë për shqiptarët. Berisha tha se kurrë nuk ka qenë për revolucione, pasi sipas tij të nxjerr jashtë sistemit. Ndërsa më tej, ai gjithashtu tha se revolucioni do dhunë, dhe ai është kundër dhunës që nga 1990-ta.

“Të parashikosh një revolucion me dhunë dhe me forma të tjera dhune, del jashtë sistemit. Po unë nuk kam qenë i tillë kurrë. Se unë që nga 90 e sot, unë jam kundër dhunës, kjo është shumë e njohur” – tha Berisha.

Deklarata e Berishës është paradoksale, pasi nëse ka një politikan që ka përdorur më shumë në 35 vite demokraci fjalën revolucion, është pikërish ai. Madje, hera e fundit kur shpalli revolucion ishte para dy vitesh, kur bëri Foltoren për të rimar logon dhe vulën e PD. Madje, parlajamëronte se revolucioni do të përmbyste edhe Ramën brenda 6 muajve.

Për t'ia rikujtuar, po sjellim një pjesë nga fjala e tij në një konferencë për mediat që zhvillonte në shkurt të vitit 2023.

“Ne jemi në një revolucion dhe prapë do ndalem këtu. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term. Sepse ne kemi një regjim monist që ka vendosur sistemin ‘de facto’ të eleminimit të votës” – shprehej Berisha.

Mesa duket kryedemokrati ka zgjedhur një retorikë tërrësisht kontradiktore dhe jo binëse për të justifikuar humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e 11 majit. Pasi, vështirë se ka shqiptar që ta besojë se Sali Berisha është i vetmi politikan që ka qenë kundër dhunës.

 

Video

Ish-drejtuesit e KESH dhe ARRSH, Erlad Elezi dhe Gentian Gjyli, janë paraqitur në SPAK për t'u marrë në pyetje nga BKH-ja. Marrja e tyre në pyetje u zhvillua në kuadër të hetimeve për dosjen ku përfshihet edhe ish-ministrja Belinda Balluku. Elezi akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, ndaj të cilit vlen masa "detyrim paraqitjeje". Nga ana tjetër, edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, përballet me akuza për shkelje të barazisë në tenderë. Të dy ish-zyrtarët po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e prokurimit publik.

Qytetarët që kanë ndërtuar pa leje dhe janë evidentuar nga pushteti vendor rrezikojnë konfiskimin e pronës nëse nuk e vetëdeklarojnë brenda afatit të përcaktuar. Projektligji solli debate në Komisionin Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, ku kryetarja Jorida Tabaku kërkoi shpjegime se si do të administrohen pronat e konfiskuara dhe të ardhurat që do të sigurohen prej tyre.

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme