Politika 27 May 2025, 16:58 Nga VNA

Lapaj kërkon rinumërimin e votave në Fier dhe Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Lapaj kërkon rinumërimin e votave në Fier dhe Vlorë

Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka kërkuar zyrtarisht rinumërimin e votave për qarqet Fier dhe Vlorë, duke pretenduar se ka mospërputhje të konsiderueshme midis rezultatit të kutive të votimit dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të.

“Sapo morëm pamjet filmike pasi vetëm dje na u vunë në dispozicion të plota. Gjatë shqyrtimit të tyre konstatuam mospërputhje domethënëse mes votave faktike dhe atyre të pasqyruara në procesverbalet zyrtare”, deklaroi Lapaj.

Ai theksoi se në këto dy qarqe mandati i partisë  është humbur me diferencë të vogël nga Partia Socialiste, ndaj ka vend për rinumërim të plotë të votave.

“Nëse edhe një votë është prekur, përgjegjësit do të ndiqen penalisht. Për çdo kuti ku konstatohen manipulime, do të dorëzojmë kallëzim penal në prokurori,” shtoi Lapaj, duke theksuar se kërkesa për rinumërim do të depozitohet sot në KQZ.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Lapaj, disa nga shkeljet e konstatuara janë:

ZAZ 55, VNV 55/3, kutia 2831/00: Janë shtuar 4 vota për PS dhe janë hequr 2 vota nga Nisma SHB;

ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 3017: Dy vota të pavlefshme janë kaluar si të vlefshme për PS-në;

ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00: Janë shtuar 2 vota për PD dhe 4 vota për PS;

ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01: Janë shtuar 2 vota për PS dhe është hequr një votë për Lëvizjen Atdheu;

ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01: Është hequr një votë nga Nisma SHB dhe janë shtuar 3 vota të pavlefshme;

ZAZ 56, kutia 2862/01: Janë hequr 2 vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar 2 vota të pavlefshme.

Lapaj tha se nuk kërkon përfitim të padrejtë, por një proces të drejtë dhe të ndershëm: “Ne mund të mos i kemi këto mandate, por çdo votë duhet të numërohet siç është hedhur.”

KQZ pritet të shqyrtojë kërkesën gjatë ditëve në vijim.

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme