Politika 27 May 2025, 21:50 Nga VNA

Kush mungoi në festën e Ramës?

Ndaje në Whatsapp
Kush mungoi në festën e Ramës?

Evitimi i hatërmbetjeve ishte një prej mesazheve kryesore që Edi Rama kishte për ekipin socialist, sidomos ata që garuan por nuk arritën të fitonin një ulëse në Parlamentin e ardhshëm. Jo të gjithë e dëgjuan thirrjen e kryetarit, që e bëri të qartë se torta e pushtetit ka mundësi të ofrojë poste e rroga duke kënaqur të gjithë.

Mungesat ishin fare të pakta në organizimin e socialistëve te Pallati i Kongreseve, por kush shkëlqeu më shumë me mos-prezencën e tij ishte Pandeli Majko, i cili nuk arriti të triumfonte në zgjedhjet e 11 majit. Pak javë para zgjedhjeve, kryetari i partisë e zhvendosi Majkon nga Kukësi si drejtues politik ku mandatin do ta kishte pasur të sigurt, për ta kaluar në zonën e Kavajës si një kandidat i thjeshtë, territor elektoral të cilin socialistët e humbën në raport me PD.

A2 CNN u interesua për t’i marrë një reagim deputetit socialist mbi arsyet e mungesës së tij në festën e PS, por Pandeli Majko nuk kishte asnjë përgjigje, duke vijuar të ndjekë strategjinë e heshtjes, ndonëse zgjedhjet e fundit i treguan se nuk rezulton me bereqet politik.

Në takim nuk ishte as ministri Arbjan Mazniku, i cili mungesën e kishte të arsyetuar për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.

Edhe Gjirokastra nuk ishte e plotë në pjesëmarrje, pasi ish-kryebashkiaku, Tërmet Peçi nuk festoi me kolegët e majtë dhe “Komandatin” zgjedhjen e tij si deputet. Ai iu përgjigj duke e justifikuar mungesen me arsye madhore për shkak të gjendjes shëndetësore të një të afërmi.

Mimi Kodheli është një tjetër emër i njohur i socialistëve që nuk ishte e pranishme për të dëgjuar mesazhet e kryetarit. Shkak nuk duket të jetë mandati që nuk arriti të fitonte, pasi ish-ministrja e Mbrojtjes ndodhej jashtë vendit duke marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s./A2CNN/

 

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme