Politika 27 May 2025, 19:44 Nga VNA

Anija “Spica” niset me 30 emigrantë drejtë Gjadrit

Ndaje në Whatsapp
Anija “Spica” niset me 30 emigrantë drejtë Gjadrit

Transferim i ri i emigrantëve në Shqipëri. Anija e Marinës “Spica”, që mbante rreth 30 emigrantë, u nis nga porti i Brindisit të martën në mëngjes me destinacion qendrën e paraburgimit të riatdhesimit (CPR) në Gjadër. Në bord kishte njerëz të kombësive të ndryshme.

Një tjetër transferim emigrantësh nga Brindisi kishte ndodhur më 11 prill. Me të sapoardhurit, objekti shqiptar aktualisht strehon rreth pesëdhjetë persona. Sipas Ministrisë së Brendshme Italiane, 30 migrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra shqiptare. Ndërkohë, vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pritet në ditët në vijim.

Ata janë thirrur të shqyrtojnë apelimet paraprake të paraqitura nga Gjykata e Romës, e cila deri më tani nuk e ka njohur legjitimitetin e arrestimeve të urdhëruara kundër emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar në anën tjetër të Adriatikut, sepse ata vijnë nga vende që qeveria italiane i konsideron të sigurta, në veçanti Egjipti dhe Bangladeshi.

“Nuk është e vërtetë që ne sjellim atje emigrantë që janë fajtorë vetëm për shkak se janë në një gjendje parregullsie administrative, nuk është kështu. Kemi riatdhesuar njerëz që po liroheshin nga burgu për disa vite për krime të rënda, përfshirë përdhunim, pornografi me fëmijë e kështu me radhë”, – shpjegon Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, për “transferimin” e katërt të të huajve të paligjshëm në territorin italian në qendrën shqiptare që presin dëbimin.

 

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme