Politika 28 May 2025, 11:33 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për mandatin e

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke i dhënë fund një beteje ligjore që nisi më 5 mars. Demokratët kërkonin shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën të vendimit të Kuvendit të datës 30 janar 2025, ku u votua kundër dërgimit në Kushtetuese të mocionit për shqyrtimin e mandatit të Sinajt.

Në qendër të pretendimeve të opozitës qëndronte akuza se deputeti socialist ka përfituar përmes kompanive të tij rreth 36 mijë euro nga buxheti i shtetit, gjatë kohës që ushtronte mandatin parlamentar. Kërkesa e PD, e firmosur nga 14 deputetë, bazohej në të dhëna që sipas saj tregonin qartazi shkelje të ligjit për papajtueshmërinë e funksionit të deputetit me përfitime financiare nga shteti.

Në një mbledhje të Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi deklaroi se “vetëm përmes 9 transaksioneve të verifikuara, kompanitë ku Vullnet Sinaj është aksioner apo pronar, kanë përfituar gjithsej 3.68 milionë lekë nga fondet publike.” Sipas Bardhit, pavarësisht se subjektet figurojnë me status pasiv, përfitimet nga aksionet kanë vazhduar.

Nga ana tjetër, vetë Vullnet Sinaj ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si “një farsë të madhe dhe qesharake”, të motivuara politikisht.

Kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese përfshinin:

1.Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe 1/10 së deputetëve që ngritën mocionin.

2.Shpalljen si antikushtetues të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese.

3.Detyrimin e Kuvendit për të dërguar mocionin në Kushtetuese për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe argumenteve të palëve, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike, duke e lënë në fuqi vendimin e Kuvendit dhe duke i dhënë të drejtë shumicës parlamentare për mosdërgimin e çështjes për interpretim në Kushtetuese.

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme