Politika 28 May 2025, 12:43 Nga VNA

Berisha: Votën nuk e mbrojmë me kallashnikov, por beteja sapo ka filluar

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Votën nuk e mbrojmë me kallashnikov, por beteja sapo ka

Sali Berisha ka reaguar ashpër pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, duke deklaruar se opozita nuk e njeh rezultatin dhe se beteja për votën e lirë sapo ka nisur. Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se pavarësisht zhgënjimit dhe dëshpërimit të një pjese të qytetarëve, dhjetëra mijëra shqiptarë janë gati të luftojnë për të mbrojtur votën.

“Sot ka shqiptarë të dëshpëruar, ka shqiptarë të zhgënjyer, por ka dhjetëra mijëra shqiptarë që janë gati të luftojnë për votën e lirë,” u shpreh Berisha.

Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për manipulim dhe imponim të vullnetit të qytetarëve, Berisha theksoi se opozita zotëron dokumente që dëshmojnë parregullsitë në procesin zgjedhor.

“Mos kujtojë kush kurrë se një bandit si Edi Rama do mund të imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve: durim, sepse ne kemi dokumentet,” shtoi ai.

Berisha nënvizoi se opozita nuk do të përdorë dhunën për të mbrojtur votën, por do të ndjekë çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të kërkuar transparencë dhe drejtësi.

“Ne me kallashnikov votën nuk e mbrojmë, por tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla, nuk pranojmë kurrë rezultate të tilla,” përfundoi ai.

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme