Politika 29 May 2025, 10:37 Nga VNA

Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga burgu

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burgim për dosjen e pagëzuar “Babale” për akuzën e kallëzimit të rremë, bën kërkesë për liri me kusht. Burimet thonë se kërkesa është depozituar në Gjykatën e Fierit dhe pritet të shqyrtohet. Salianji ka kryer pjesën më të madhe të dënimit me burgim. Ish-deputeti është cilësuar fajtor pasi dyshohet se krijoi prova të rreme me qëllim nisjen e një hetimi. Në denoncimin publik, Salianji akuzoi për përfshirje në trafik droge Geron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj. Geron Xhafaj ishte ndërkohë i dënuar nga Italia për çështje droge.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme