Politika 28 May 2025, 21:57 Nga VNA

Nuk e realizoi para 11 majit/ Berisha i rikthehet kërkesës për qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme

Ndaje në Whatsapp
Nuk e realizoi para 11 majit/ Berisha i rikthehet kërkesës për

Pasi dështoi që ta impononte para zgjedhjeve, kreu i PD, Sali Berisha shprehet se në zgjedhjet e ardhshme do të kërkojnë qeveri teknike. Në emisionin “Ora e Betit” në Ora Neës, Berisha tha se kjo është beteja e fundit dhe se qeveria teknike ngarkohet për të përgatitur zgjedhjet.

“Tani ne kërkojmë qeveri teknike dhe të bëjmë zgjedhje. Tani ne kemi betejën e fundit. Këtu ta ketë të qartë çdo demokrat që o do përmbushim këtë mision o ska zgjidhje tjetër. Zgjidhja e vetme politike është qeveri teknike dhe zgjedhje. Qeveria teknike ngarkohet për të përgatitur zgjedhjet” – tha Berisha.

Kujtojmë se disa muaj para zgjedhjeve të 11 majit, një nga kërkesat në aksionin opozitar ishte që të formohej një qeveri teknike për të menaxhuar procesin. Por kërkesa pasi nuk u përfill nga PS, u harrua edhe nga përfaqësuesit e opozitës kur nisi fushata zgjedhore.

Ndërsa sot pas humbjes së thellë të zgjedhjeve, Berisha i është rikthyer thirrjes për qeveri teknike, që me gjasë më shumë i shërben retorikës për të thënë diçka të re në daljen e radhës televizive. Pasi edhe nëse do ta ketë seriozisht, nuk ka si t’ia imponojë superqeverisë që do të ketë për katër vitet e tjera Edi Rama.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme