Politika 28 May 2025, 15:59 Nga VNA

Belind Këlliçi i pakënaqur me deklaratën e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet: Nuk i tolerojmë të tallen me ne

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi i pakënaqur me deklaratën e Ambasadës

 

 

Reagimi i Ambasadës Amerikane pas zgjedhjeve të 11 Majit fillimisht u prit me entuziazëm nga demokratët, të cilët mes rreshtave lexonin “braktisjen” që administrata amerikane i kishte bërë Edi Ramës dhe fitores së zgjedhjeve. Por, më pak entuziast duket një ditë më pas drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili në një intervistë për Syri TV ka sulmuar ashpër selinë diplomatike, duke e cilësuar gjuhën e tyre të drunjtë dhe “ambasadë memece”.

“Nëse ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ka fituar Rama, po. Por, në një kohë kur ne e kemi njoftuar 10 ditë përpara që po blihen votat dhe bandat në Elbasan, Lezhë, Durrës po blihen, vidhen votat dhe po futen në Kuvend njerëz të inkriminuar, ambasada nuk duhej të tallej dhe të fliste si për vendet e botës së tretë, dhe jo për një vend në mes të Europës,” - deklaroi Këlliçi në intervistën televizive.

Reagimi i Belind Këlliçit vjen pas interpretimeve optimiste që deputetë dhe analistë pranë PD-së i bënë një ditë më parë deklaratës së ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme