Politika 29 May 2025, 11:25 Nga VNA

Rama i merr edhe mikun gjerman Berishës/ Nxjerr foton me Elmar Brok që para një muaji e cilësonte qeverisjen e tij narkoshtet

Ndaje në Whatsapp
Rama i merr edhe mikun gjerman Berishës/ Nxjerr foton me Elmar Brok që

Kryeministri Edi Rama, mesa duket i ka “fituar zemrën” edhe mikut të Sali Berishës, ish-eurodeputetit Elmar Brok. Të paktën këtë tregon fotoja e fundit që ka hedhur në rrjetet sociale, ku kryeministri shfaqet me Brok gjatë një ceremenonie në Gjermani, ndërsa ka ndarë dhe batutat që kanë shkëmbyer gjatë bisedës.

“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër.

Aachen, Gjermani” - shkruan Rama.

Ish-eurodeputetit gjerman, Elmar Brok, njihet si një mik i ngushtë i kryetarit të PD, Sali Berisha. Ai madje në maj 2024, u shfaq në ballkonin e shtëpisë së Berishës, kur ky i fundit ndodhej në arrest shtëpiak. Ndërsa gjatë fushatës zgjedhore mori pjesë në një konferencë në Shqipëri, ku akuzoi Ramën se e kishte kthyer Shqipërinë në një narkoshtet dhe se shprehte nevojën për një ndryshim të domosdoshëm.

Por, sot çuditërisht Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka shkëmbyer edhe një përqafim të ngrohtë.

Të jetë vallë ky veprim ‘tradhëti’ ndaj mikut të tij, Sali Berisha, apo thjesht Brok është i huaji i radhës që i interesojnë pagesat për pak propagandë në Shqipëri?

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme