Politika 29 May 2025, 11:09 Nga VNA

Seancat e fundit për 82 deputetë – Parlamenti sot rinis me largimet më të mëdha në një dekadë

Ndaje në Whatsapp
Seancat e fundit për 82 deputetë – Parlamenti sot rinis me

Sot në orën 12:00, parlamenti mblidhet sërish në seancë plenare, në një nga seancat e fundit të kësaj legjislature. Por ndryshe nga më parë, në sallë do të jenë të pranishëm edhe 82 deputetë për të cilët kjo përbën fundin e rrugëtimit në Kuvend. Në shtator, ata nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re, pas një rezultati të dobët në zgjedhjet e 11 majit, ose për shkak të mos-rikandidimit.

Shumë prej tyre zëra të njohur në debatet parlamentare, e të tjerë që nuk u dëgjuan kurrë në foltore, po përshkojnë javët e fundit të mandatit të tyre, përpara se Kuvendi të mbyllet në korrik për pushimet verore.

Zgjedhjet e fundit larguan më shumë se gjysmën e përbërjes aktuale të parlamentit. Një pjesë e madhe e largimeve vjen nga radhët e Partisë Socialiste, ku rifreskimi i listave me një brez të ri kandidatësh, bëri që rreth 60 për qind e deputetëve aktualë të maxhorancës të mbeten jashtë.

Ndër emrat që nuk arritën të fitojnë një mandat të ri janë figura të njohura si Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka. Disa nuk u përfshinë fare në lista, ndërsa të tjerë garuan në listat e hapura, por nuk siguruan votat e nevojshme.

DEPUTETËT E PS QË MBETËN JASHTË PARLAMENTIT:

  1. Agron Çela
  2. Alban Xhelili
  3. Pandeli Majko
  4. Anduel Tahiraj
  5. Plarent Ndreca
  6. Arben Pëllumbi
  7. Baftjar Zeqaj
  8. Bardhyl Kollçaku
  9. Frrok Gjini
  10. Blerina Gjylameti
  11. Bujar Çela
  12. Desantila Tahiraj
  13. Edona Bilali
  14. Eduard Ndreca
  15. Enslemvera Zake
  16. Ermonela Felaj
  17. Etilda Gjoni
  18. Etjen Xhafaj
  19. Florenc Spaho
  20. Gerta Duraku
  21. Mirela Pitushi
  22. Ilir Ndraxhi
  23. Ilir Topi
  24. Ilir Metaj
  25. Ismet Beqiraj
  26. Erjon Merka
  27. Klevis Xhoxhi
  28. Klotilda Bushka
  29. Laert Duraj
  30. Lavdrim Krashi
  31. Denis Deliu
  32. Lindita Buxheli
  33. Luan Duzha
  34. Luljeta Bozo
  35. Mimi Kodheli
  36. Nasip Naço
  37. Niko Kuri
  38. Paulin Stërkaj
  39. Petro Koçi
  40. Pranvera Resulaj
  41. Shpresa Marnoj
  42. Tatiana Pirro
  43. Teuta Ramaj
  44. Toni Gogu
  45. Xhemal Qefalia

Në opozitë, përjashtimet janë kryesisht pasojë e konflikteve të brendshme që kanë përçarë Partinë Demokratike. Figura drejtuese si Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Ori Nebiaj nuk do të rikthehen në Kuvend. Grupimi i ri do të dominohet nga besnikët e Sali Berishës.

DEPUTETËT E OPOZITËS QË MBETËN JASHTË PARLAMENTIT:

  1. Agron Duka
  2. Petrid Doda
  3. Andia Ulliri
  4. Arbi Agalliu
  5. Dashamir Shehi
  6. Dashnor Sula
  7. Dhurata Çupi
  8. Edmond Spaho
  9. Emilja Koliqi
  10. Enkelejd Alibeaj
  11. Eralda Bano
  12. Andrea Mano
  13. Gëzim Ademaj
  14. Ferdinand Xhaferaj
  15. Flutura Açka
  16. Ori Nebiaj
  17. Helidon Bushati
  18. Ilda Dhori
  19. Kasëm Mahmutaj
  20. Kreshnik Çollaku
  21. Lefter Gështenja
  22. Lindita Metalia
  23. Lulzim Basha
  24. Merita Bakiu
  25. Orjola Pampuri
  26. Seladin Jakupllari
  27. Sorina Koti
  28. Ludovik Hasani
  29. Zheni Gjergji
  30. Qani Xhafa
  31. Shpëtim Idrizi
  32. Nusret Avdulla
  33. Monika Kryemadhi
  34. Petrit Vasili

Pak muaj kanë mbetur edhe për drejtues të partive të vogla opozitare, si Monika Kryemadhi, Dashamir Shehi dhe Shpëtim Idrizi, të cilët nuk siguruan votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e parlamentit të ri.

Ndryshime do të ketë edhe në radhët e PSD-së, përfaqësuesit e së cilës ishin thuajse të padukshëm në këtë mandat.

DEPUTETËT E PSD QË MBETËN JASHTË PARLAMENTIT:

  1. Gentian Deda
  2. Gledis Celiku
  3. Meri Merkiçi

Në seancat e fundit të kësaj legjislature, salla e Kuvendit do të reflektojë më shumë se kurrë ndryshimin politik që sollën zgjedhjet e 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme