Politika 29 May 2025, 12:00 Nga VNA

E fshiu spotin e fushatës pas kritikave të shumta që mori, Edona Bilali nuk kërkon falje: Fajin e kanë qytetarët që nuk kuptojnë humorin tim

Ndaje në Whatsapp
E fshiu spotin e fushatës pas kritikave të shumta që mori, Edona

Deputetja e PS, Edona Bilali, në oborrin e parlamentit ka komentuar për mediat, spotin që bëri bujë në fushatën zgjedhore, ku një i moshuar shfaqej në spital duke u shprehur se nuk do vdiste pa e votuar atë.

Pas reagimeve dhe kritikave të shumta që mori, Bilali u detyruar ta fshinte nga rrjetet e saj sociale. Por edhe pse u detyrua ta hiqte, ajo sot në daljen e parë për mediat në vend që të kërkonte falje për mesazhin që transmetoi, u mundua ta justifikonte duke thënë se qytetarët ende nuk janë gati për këtë lloj humori.

“Ai nuk është një i moshuar, ai është një aktor humori. Por mendoj që qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk janë akoma gati për këtë lloj humori” – u shpreh Bilali.

Meqenëse sipas deputetes të PS që nuk mundi të siguronte një mandat tjetër në parlamentin e ardhshëm, qytetarët nuk kuptojnë humorin, herës tjetër të mendojë ndonjë spot më etik dhe më të kuptueshëm. Atëherë ndoshta siguron dhe karrigen që do i mungojë për 4 vitet e ardhshme.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme