Politika 29 May 2025, 15:02 Nga VNA

Alibeaj: Tërhiqem nga politika aktive. Në Kuvend pazarxhinjtë

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj: Tërhiqem nga politika aktive. Në Kuvend pazarxhinjtë

 

Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e politikës aktive, duke theksuar se nga zgjedhjet e 11 majit humbës dolën shqiptarët, ndërsa në Kuvend do të jenë “pazarxhinjtë”.

"Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lartë. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lartë. Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia"-tha Alibeaj.

Ai shtoi se largohet me kokën lart, ndryshe nga herët e mëparshme, dhe se nuk ka ardhur as ikur si anonim. Sipas tij, fitoi Rama e Berisha.

Në fund nënvizoi se "Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhir si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jetën, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme