Politika 29 May 2025, 15:04 Nga VNA

KED “korrigjon” vendimin e Spiropalit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese: Gara e re për mandat të pjesshëm

Ndaje në Whatsapp
KED “korrigjon” vendimin e Spiropalit për vakancën në

KED pezullon vakancën për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhet nga radhët e Kuvendit, për shkak se nuk ka kandidatë të mjaftueshëm.

Vakanca u shpall pasi anëtarja Elsa Toska dha dorëheqjen nga detyra. Kuvendi tentoi përmes një mekanizmi të shumëdiskutuar që ta shtynte afatin e mandatit, por pas shumë debatesh u shpall gara.

Gjithçka nisi në muajin tetor, në një përpjekje të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe kryetares së Gjykatës së Lartë, Holta Zaçaj, për të zgjatur mandatin e pasardhësit të Elsa Toskës. Kjo u pa si një tentativë për të zgjatur më tej edhe mandatet e dy anëtarëve të tjerë, të cilëve u përfundonte mandati disa javë më pas.

Në fakt, rezultoi se Zaçaj dhe më pas Bejtja tentuan të zgjasin kohëzgjatjen e mandatit përtej afateve të paracaktuara nga ligji për mandatet zëvendësuese.

Mesa duket, “korrigjimi” i parë vjen nga KED, e cila pritet ta rihapë garën për shkak të mungesës së kandidatëve, më pak se tre. Kësaj here, procedura pritet të zhvillohet siç duhet. Ndërsa shpallja e vakancës duhet të bëhet për mandat të pjesshëm.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme