Politika 29 May 2025, 21:09 Nga VNA

Meta “braktis” Berishën: Në zgjedhjet e ardhshme do garojmë më vete

Ndaje në Whatsapp
Meta “braktis” Berishën: Në zgjedhjet e ardhshme do

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për Syri TV ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale PL do të garojë me siglën e saj. Ai është shprehur se PD tani ka marë vulën që ia kishin rrëmbyer për tre vite.

“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.

Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.

Me gjasë kreu i PL nuk është i kënaqur nga rezultati i 11 majit duke u futur në listën e PD, pasi Meta nuk arriti të dalë deputet.

Arsyeja se kandidonte bashkë me Berishën për shkak se ky i fundit nuk kishte marrë akoma PD nuk është dhumë bindëse, pasi një vit para zgjedhjeve të 11 majit, vula dhe sigla i kaluan liderit historik të demokratëve.

 

 

 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme