Politika 30 May 2025, 10:35 Nga VNA

Shkresa në KQZ/ Aulon Kalaja kërkon rinumërim votash në Durrës. Dyshime për deformim të votës

Ndaje në Whatsapp
Shkresa në KQZ/ Aulon Kalaja kërkon rinumërim votash në

Kandidati i listës së hapur të PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë zyrtare për rinumërimin e votave në këtë qark, duke ngritur akuza të forta për trafikim dhe deformim të votës.

Kalaja thotë se gjatë këqyrjes së pamjeve filmike ka konstatuar parregullsi që sipas tij përbëjnë trafikim votash dhe keqpasqyrim të të dhënave në procesin e numërimit. Ai kërkon nga KQZ që t’i vihet në dispozicion koha e nevojshme për analizimin e plotë të pamjeve filmike, me qëllim përgatitjen e plotë të ankesës për shqyrtim.

Në kërkesën e depozituar më 26 maj, Kalaja shprehet:

“Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendosur, pasi është konstatuar motivi i keqpasqyrimit të të dhënave. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumërimi i kutive, atëherë do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike.”

Ai rezervon të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës të paraqesë pretendime dhe argumente shtesë, përfshirë edhe ato që lidhen me legjitimitetin e procesit.

Kalaja shprehu publikisht pakënaqësinë për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, ai mori 7291 vota, duke u renditur i dyti në listën e opozitës në qarkun Durrës. Mandati i vetëm nga kjo listë i shkoi ish-prokurorit Arian Ndoja, me 8249 vota.

“Unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. Kam thënë që telefonin tim ta venë në përgjim, të shohin nëse kam blerë vota. Këto janë vota të pastra. Ma kanë trafikuar votën brenda kutisë dhe për këtë do bëj kallëzim. Krimi është brenda kutisë dhe do ta çoj çështjen në prokurori,” deklaroi Kalaja pas zgjedhjeve.

KQZ ka miratuar më 24 maj tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Durrës, por Kalaja argumenton se procesi është i kontestuar dhe ka ndikuar në ndarjen e mandateve. Ai kërkon hetim administrativ të procesit dhe rinumërim të plotë të votave në zonën zgjedhore.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme