Politika 30 May 2025, 08:29 Nga VNA

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, kërkon rinumërimin e votave

Ndaje në Whatsapp
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, kërkon

Ilir Alimehmeti, ka dorëzuar një ankim zyrtar pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku kërkon rinumërimin ose rivlerësimin e votave në të gjitha Qendrat e Votimit të qarkut Tiranë, pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 maj.

Në kërkesën e depozituar, Alimehmeti argumenton se gjatë procesit të këqyrjes së filmimeve nga disa prej Qendrave të Votimit — të siguruara nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) — janë konstatuar parregullsi që sipas tij mund të kenë ndikuar ndjeshëm në rezultatin përfundimtar.

“Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme,” thuhet në kërkesën e tij drejtuar KAS-it.

Sipas Alimehmetit, këto parregullsi përbëjnë rreth 5% të votave të numëruara, duke e konsideruar këtë një përqindje domethënëse që mund të ndikojë në shpërndarjen e mandateve.

Ai kërkon që, në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor, të bëhet rinumërimi i plotë dhe të ndryshohet Tabela Përmbledhëse për qarkun Tiranë në përputhje me rezultatin e rinumërimit.

KAS pritet të shqyrtojë ankesën dhe të vendosë nëse do të hapet procesi i rinumërimit për kryeqytetin.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme