Politika 30 May 2025, 12:57 Nga VNA

Berisha: Nuk po përdor PD-në, po mbroj votën e lirë nga një botë e krimit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Nuk po përdor PD-në, po mbroj votën e lirë nga

Sali Berisha, ka mohuar kategorikisht se po përdor PD-në si mburojë për çështjet e tij me drejtësinë. Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se misioni i tij është mbrojtja e votës së lirë të shqiptarëve, një detyrë që sipas tij ka rëndësi më të madhe se ajo e vitit 1991.

“Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu. Ky është një mision për mua, më i rëndësishëm se ai në ’91”, deklaroi Berisha, duke shtuar se vota është nën kërcënimin e një “botë të stërfuqishme krimi”, e cila sipas tij është bërë një me shtetin.

Në vijim të deklaratave të tij, Berisha u ndal edhe te kërkesat për rinumërim të votave nga kandidatët e listës së hapur të PD-së, pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai theksoi se çdo kandidat është i lirë të kërkojë transparencë dhe se kjo do të mbështetet nga partia.

“Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Ne nuk kemi dy standarde si Edi Rama, i cili ndalon transparencën dhe qorton socialistët që kërkojnë rinumërim. Ne këtë nuk e bëjmë kurrë”, tha Berisha.

Kreu PD e cilësoi procesin zgjedhor si një farsë të vërtetë dhe tha se pretendimet për manipulime nuk janë spekulime, por një realitet i pamohueshëm.

“Farsë elektorale nuk flas unë, është realitet. 2, 3 apo 5 verifikime, parregullsi – këto nuk hedhin poshtë atë që themi, përkundrazi e forcojnë”, u shpreh Berisha, duke përsëritur se transparenca është një e drejtë dhe detyrim për këdo që kërkon drejtësi zgjedhore.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme