Politika 30 May 2025, 16:23 Nga VNA

Tre bashki pa kryetar, qeveria ende nuk shpall vakancat

Ndaje në Whatsapp
Tre bashki pa kryetar, qeveria ende nuk shpall vakancat

Pas dorëheqjes së kryebashkiakëve socialistë të Beratit, Tepelenës dhe Matit, Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj, këto bashki janë pa drejtues prej tre muajsh. Edhe pse largimi i tyre është zyrtarizuar që më 11 mars, Këshilli i Ministrave ende nuk ka njoftuar Presidentin për vakancat, çka pengon shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme.

Ligji kërkon koordinim mes Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjit për qeverisjen vendore, por dorëheqja nuk trajtohet qartë në këto akte, duke lënë vend për interpretime.

Ndërkohë, edhe Tirana dhe Tropoja janë pa kryebashkiakë aktivë, përkatësisht për shkak të arrestimit të Erion Veliajt dhe arrestit shtëpiak të kryetarit të Tropojës. Në Rrogozhinë, kryebashkiaku Edison Memolla nuk është larguar nga detyra pavarësisht një dënimi për krime zgjedhore, çështje që është në shqyrtim nga Apeli i Posaçëm.

Video

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme