Politika 30 May 2025, 15:13 Nga VNA

Ambasada Amerikane kundër emigrimit masiv: “Përfitojnë vetëm trafikantët”

Ndaje në Whatsapp
Ambasada Amerikane kundër emigrimit masiv: “Përfitojnë

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë sot një deklaratë të fortë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ku dënon emigrimin masiv dhe e lidh atë drejtpërdrejt me trafikun e qenieve njerëzore.

Në mesazhin e publikuar, Rubio thekson se emigrimi i pakontrolluar nuk është një akt humanitar, por një rrezik serioz për jetën e njerëzve që shpesh bien pre e rrjeteve kriminale.

“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët,” – u shpreh Rubio.

Deklarata vjen në një kohë kur emigracioni i paligjshëm nga Ballkani drejt SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore ka shënuar rritje. Sipas autoriteteve amerikane, rrugët e rrezikshme të emigrimit përdoren nga grupe kriminale që përfitojnë nga dëshpërimi i njerëzve për një jetë më të mirë.

Ambasada Amerikane ka theksuar në mënyrë të përsëritur nevojën për zgjedhje të sigurta, të ligjshme dhe të rregullta për ata që kërkojnë të udhëtojnë apo të emigrojnë drejt SHBA-së, duke paralajmëruar rreziqet serioze që vijnë nga rrugët ilegale.

 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme